Lajme Zone
GOLAT/ Juventusi fitore me vuajtje, Milani bën detyrën në Torino! Tre pikë sigurojnë Atalanta dhe Lecce
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

GOLAT/ Juventusi fitore me vuajtje, Milani bën detyrën në Torino! Tre pikë sigurojnë Atalanta dhe Lecce

ITALI - Serie A zhvilloi të dielën katër ndeshjet e radhës për raundin e parë të sezonit 2026-27. Te tri pikët dolën Juventusi, Milani, Atalanta dhe Lecce. Raundi i parë i elitës së futbollit italian mbyllet sot në mbrëmje me dy ndeshjet Bologna - Lazio dhe Roma - Fiorentina. Në stadiumin 'Benito Stirpe', vendasit e Frosinones ia bënë jetën të vështirë Juventusit, megjithatë 'Zonja e Vjetër' ia do

ITALI - Serie A zhvilloi të dielën katër ndeshjet e radhës për raundin e parë të sezonit 2026-27. Te tri pikët dolën Juventusi, Milani, Atalanta dhe Lecce. Raundi i parë i elitës së futbollit italian mbyllet sot në mbrëmje me dy ndeshjet Bologna - Lazio dhe Roma - Fiorentina. Në stadiumin 'Benito Stirpe', vendasit e Frosinones ia bënë jetën të vështirë Juventusit, megjithatë 'Zonja e Vjetër' ia doli të fitonte 0-1 falë një goli të mbrojtësit Bremer. Ishte minuta e 22-të kur një krosim i Conceiçaos nga e majta bëri që braziliani me kokë ta linte sferën pas krahëve të portierit Palmisani. Te Frosinone Luis Hasa u fut në fushë në minutën e 67-të, ndërsa te Juventusi Edon Zhegrova luajti 21 minuta. Ky është sezoni i 11-të radhazi që Juvja e nis me fitore sezonin në Serie A. LEXO edhe...E veshur për pushtet, Giorgia Meloni dhe gjuha e modës Në 'Olimpikun e Torinos', vendasit u mposhtën 1-2 nga Milani. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Milani mori avantazhin në minutën e 64-t me golin e 19-vjeçarit Alphadjo Cisse, kjo me asistin e Rabiot i cili u hodh në fushë në vendin e Jasharit. Forma e mirë e Rabiot u vërtetua në minutën e 66-të kur francezi shënoi edhe golin e dytë në një hark të shkurtër kohor. Torino reagoi dhe ngushtoi shifrat me golin e Che Adams në minutën e tretë shtesë, por tri pikët folën për Milanin që i dhuroi një debutim ëndrrash në stol trajnerit Ruben Amorim. Serie A, raundi i parë: 22 gusht 2026 Udinese 1-1 Como Inter 4-1 Monza Parma 0-1 Cagliari Genoa 0-2 Napoli 23 gusht 2026 Venezia 0-2 Lecce Frosinone 0-1 Juventus Torino 1-2 Milan Atalanta 2-1 Sassuolo 24 gusht 2026 18:30 Bologna - Lazio 20:45 Roma - Fiorentina Renditja: Share Ora 09:01 VIDEO/ Milani fiton 1-2 në Torino, Amorim debuton me fitore në stolin e 'Djallit' Në 'Olimpikun e Torinos', vendasit u mposhtën 1-2 nga Milani. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Milani mori avantazhin në minutën e 64-t me golin e 19-vjeçarit Alphadjo Cisse, kjo me asistin e Rabiot i cili u hodh në fushë në vendin e Jasharit. Forma e mirë e Rabiot u vërtetua në minutën e 66-të kur francezi shënoi edhe golin e dytë në një hark të shkurtër kohor. Torino reagoi dhe ngushtoi shifrat me golin e Che Adams në minutën e tretë shtesë, por tri pikët folën për Milanin që i dhuroi një debutim ëndrrash në stol trajnerit Ruben Amorim. Share Ora 09:00 VIDEO/ Mjafton goli i Bremer, Juventusi fiton 0-1 në fushën e Frosinones! Ka minuta për Hasën dhe Zhegrovën Në stadiumin 'Benito Stirpe', vendasit e Frosinones ia bënë jetën të vështirë Juventusit, megjithatë 'Zonja e Vjetër' ia doli të fitonte 0-1 falë një goli të mbrojtësit Bremer. Ishte minuta e 22-të kur një krosim i Conceiçaos nga e majta bëri që braziliani me kokë ta linte sferën pas krahëve të portierit Palmisani. Te Frosinone Luis Hasa u fut në fushë në minutën e 67-të, ndërsa te Juventusi Edon Zhegrova luajti 21 minuta. Ky është sezoni i 11-të radhazi që Juvja e nis me fitore sezonin në Serie A. Share S.Dh/ReportTv.al Alphadjo Cisse Adrien Rabiot Edon Zhegrova luis hasa Fiorentina roma lazio Bologna Sassuolo atalanta Milan Torino juventus Frosinone Lecce Venezia serie a itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.7% Keq 30% Nuk e di 8.3% Vota total: 1078 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?