Lajme Zone
GOLAT/ Barcelona tregon forcën në La Liga, siguron tri pikë kundër Bilbaos! Osasuna fiton në fushën e Celta Vigos
SportShqiptarja

GOLAT/ Barcelona tregon forcën në La Liga, siguron tri pikë kundër Bilbaos! Osasuna fiton në fushën e Celta Vigos

Pas dy ndeshjeve të para të sezonit të ri, Barcelona, Real Madridi, Sevilla dhe Betis kanë nga gjashtë pikë.

La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi të enjten dy ndeshjet e prapambetura për raundin e parë. Barcelona bëri detyrën duke mundur 2-0 Ath. Bilbaon, teksa katalanasit marrin kreun e renditjes. Osasuna ishte surpriza e mbrëmjes së djeshme, pasi fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Celta Vigos. Në 'Camp Nou' Barcelona bëri detyrën dhe fitoi 2-0 kundër Athletic Bilbaos, me Rodrin që për herë të parë luajti përpara tifozëve të tij. Skuadra e Hansi Flick kaloi në epërsi pas 37 minutave lojë me golin e kapitenit Raphinha, kjo pas asistit të Pedrit. Pjesa tjetër e lojës ishte me raste për të dyja skuadrat, por Barça u qetësua vetëm tetë minuta para fundit të ndeshjes kur Fermin Lopez shënoi golin e dytë. Në 'de Balaidos', Celta Vigo humbi 1-2 kundër Osasunës. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Iago Aspas pas 14 minutave lojë, por miqtë përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë me golat e Enrique Barja dhe Ante Budimir. LEXO EDHE:VIDEO/ Barça fiton 2-0 kundër Bilbaos dhe i merr kreun Real Madridit Pas dy raundesh në La Liga, renditja kryesohet nga Barcelona, Real Madridi, Sevilla dhe Betis me gjashtë pikë. La Liga, raundi 2: E enjte, 28 gusht 2026 Celta Vigo 1-2 Osasuna Barcelona 2-0 Athletic Bilbao Renditja: Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:35 VIDEO/ Barça fiton 2-0 kundër Bilbaos dhe i merr kreun Real Madridit Në 'Camp Nou' Barcelona bëri detyrën dhe fitoi 2-0 kundër Athletic Bilbaos, me Rodrin që për herë të parë luajti përpara tifozëve të tij. Skuadra e Hansi Flick kaloi në epërsi pas 37 minutave lojë me golin e kapitenit Raphinha, kjo pas asistit të Pedrit. Pjesa tjetër e lojës ishte me raste për të dyja skuadrat, por Barça u qetësua vetëm tetë minuta para fundit të ndeshjes kur Fermin Lopez shënoi golin e dytë. S.Dh/Shqiptarja.com Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Athletic Bilbao barcelona Osasuna Celta Vigo spanje la liga Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4157 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?