Gliko me dardha Përbërësit: LEXO edhe...Trahana me suxhuk dhe salcë speci / Super shije nga zonja Albana 1 kg dardha të forta1 kg sheqer260 ml ujë3–4 karafil1 majë luge çaji limontozLëngu i ½ limoniPërgatitja: Lani mirë dardhat. Qërojini hollë, por lëreni bishtin. Pastroni pjesën e poshtme. Shpojini dardhat në disa vende me një pirun, në mënyrë që të thithin më mirë sherbetin gjatë zierjes. Vendosini menjëherë në ujë me lëng limoni që të mos nxihen. Në një tenxhere hidhni ujin dhe sheqerin. Lërini të ziejnë derisa sheqeri të tretet plotësisht. Shtoni dardhat në sherbetin që vlon. Përziejini me shumë kujdes herë pas here, që të mos humbasin formën. Pasi të marrin valë, ziejini për 5 minuta, hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht. Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr, shtoni karafilin dhe ziejini edhe 20–25 minuta, derisa sherbeti të trashet. Në fund shtoni lëngun e gjysmës së limonit dhe kripën e limonit. Ziejini edhe 2–3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht. Ruajini në kavanoza të sterilizuara. MC/ReportTv.al zonjaalbana gliko me dardha receta te shpejta zahire shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 68.8% I gabuar 22.9% Nuk e di 8.2% Vota total: 353 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
