A është Ols Dado prokuror i ligjshëm i Republikës? Kjo pyetje e ngritur për institucionet e drejtësisë pas një padie të kryebashkiakut Erion Veliajt në Gjykatën Administrative nuk do të marrë përgjigje dhe sqarim në themel, të paktën në shkallë të parë të kësaj gjykate. Gjyqtari i Administratives Hazbi Balliu, përmes një vendimi procedural, duke mos i legjitimuar Veliajn dhe Bashkinë Tiranë si paditës, nuk pranoi ta nisë fare shqyrtimin gjyqësor. “Erion Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim”, tha gjyqtari. Sapo gjyqtari shpalli vendimin, vetë kryebashkiaku Veliaj i pranishëm në seancë, mësohet të ketë thënë shkurt me ironi “vendimi dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”. LEXO EDHE:Vendimi i Administratives për Dadon, Veliaj: Padia jonë nuk u rrëzua, ajo nuk u lejua të shqyrtohej! Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona, mohoi aksesin efektiv I pasurprizuar doli para mediave edhe vetë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, sipas të cilit institucionet e drejtësisë dështuan të deklarojnë atë që të gjithë e dinë, se në SPAK ka një prokuror të paligjshëm. “Ky ishte më shumë një test. Të gjithë e dinë që Dado nuk është prokuror i ligjshëm, edhe ai vetë nuk e ka mohuar ndonjëherë. Është një e vërtetë që ne do ta ndjekim deri në fund. Lidhet me aftësinë e sistemit të drejtësisë që të kontrollojë vetveten. Ky vendim është dështim i sistemit për t’u vetëkorrigjuar”, tha ai. Megjithatë asgjë s’ka mbaruar, tha avokati. “Menjëherë do të shkojmë në Apel. Nuk do të ndalemi, ne jemi të bindur se do ta fitojmë këtë çështje”, u shpreh ai. Më herët gjyqtari Balliu rrëzoi edhe dy kërkesa për t’u përfshirë si palë në proces, “Asocacioni për Media dhe Drejtësi” dhe ish-prokurorin Tom Deda. Për Ols Dadon, prokurorin që e hetoi dhe e çoi në gjyq, Veliaj kërkon nga drejtësia të shpallë të pavlefshëm emërimin e tij në vitin 2008, pasi nuk plotësonte asnjë kriter të përcaktuar nga ligji. Palë e paditur edhe presidenca, institucioni që në atë kohë kur drejtohej nga Bamir Topi, dekretoi emërimin e Ols Dados prokuror, pas kërkesës së bërë nga prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:21 Gjyqi në Administrative/ Ish-prokurori Tom Deda kërkon të bëhet palë kundër Dados: U shkarkova nga detyra që të emërohej ai, përkon koha! Veliaj: Të legjitimohet Ish-prokurori Tom Deda ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Administrative për t'u bërë pjesë e procesit si palë e tretë. Pas një tërheqjeje prej 20 minutash të trupës gjykuese për të shqyrtuar kërkesën, seanca rinisi dhe ish-prokurori hyri në sallë.Në pretendimet e tij, Deda thotë se emërimi i Dados përkon me kohën kur ai u shkarkua.Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim, duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dadon. Por përkon periudha kohore.Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.Veliaj: Për çdo qytetar si bashkisë së Tiranës që është shqetësuar për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Po ashtu duhet të legjitimohet pasi ky shtetas thekson se Ols Dado është paguar për të rrëmbyer Erion Veliajn. Pasi ai thekson se ai u paguaka dhe ka shtëpi në Pogradec dhe ka biznes imobiliar që jep e shet prona. Si kryetar i bashkisë unë kërkoj që të legjitimohet.Ndërsa u pyet lidhur me këtë në gjykatë, Deda ngriti akuza se emërimi i Dados është bërë duke e hequr atë nga puna. Deda thotë se po përpilon një kallëzim 40-faqësh për prokurorin.Deda: Në kohën e Ina Ramës ajo prokurori ka funksionuar vetëm me lekë, në atë kohe e dinë të gjithë që Bamir Topi dhe Ina Rama i bënin emërimet me lekë. Këta njerëz janë në punë dhe janë kamikazë të frikshëm. Gjykata e Lartë e dha vendimin në 2011 dhe ajo gjente justifikime se nuk kam vend në organikë. Ajo duhet të hiqte dikë për të marrë një tjetër në punë. Unë të dhënat i kam marrë nga shtypi për Ols Dadon dhe jam duke bërë një kallëzim prej 40 faqesh.Avokati Erarb Almadhi: Akti i emërimit të Ols Dados është një vit përpara se të shkarkohej pala kërkuese. Një vit pas emërimit të Ols Dados është shkarkuar zotëria. Të mos pranohet padia dhe të orientojë palët për padi të reja.Presidenca: Subjekti nuk ka asnjë lloj interesi për të marrë pjesë në këtë gjykim.Ndreca: Ne u qëndrojmë argumentave dhe padia i ka plotësuar kërkesat formale për t’u legjitimuar.Veliaj: Nëse Dado do kishte sjellë dëftesat e Magjistraturës, do e kishim mbaruar këtë histori. Ai nuk ka mbaruar magjistraturën dhe ai nuk duhet të jetë prokuror. Ai ka veshur kostumin e prokurorit dhe sillet si bandit që rrëmben qytetarët.Mbrojtja e Dados: Nuk ka asnjë fakt, s’ka asnjë pasojë, Veliaj nëse ka pretendime për prokurorin, t’i paraqesë në GJKKO, nëse do të legjitimohej kërkesa e Veliajt atëherë do të kthehej në precedent për rastet e tjera dhe do rrëzoheshin institucionet dhe do çonte në anarki në institucione.Gjykata do të japë vendimin pas pak. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:18 Gjyqi kundër Dados në Administrative, një grua kërkon të përfaqësojë Veliajn! S'ka licencë avokatie, palët: Nuk e njohim Në sallën e Administratives është paraqitur një zonjë e cila është ka bërë kërkesa që të vijë në sallë si përfaqësuese e kryebashkiakut Veliaj. Rezulton që zonja nuk ka as licencë avokatie. Asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi që do të referojë çështjen në organet kompetente. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:56 Gjyqi kundër Dados, kryebashkiaku Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative I shoqëruar nga Policia e Burgjeve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën Administrative për seancën kundër prokurorit Ols Dado. Në dorë, shihet që edhe këtë herë mban një libër. P.J/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Gjykata Administrative ols dado erion veliaj Komento Komente toma: 24/07/2026 15:55 Eh mor Erin noteri dhe Dumu-dumi i kane kapur per veshi dhe hunde gjyqtaret, sidomos kete Hazbiun, mik intim i nje ish Kryeprokurorje qe akoma merr rroge ne shtet. Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 67.7% Jo 26.7% Nuk e di 5.6% Vota total: 648 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

