Gjysma e parë e vitit është mbyllur me ecuri pozitive sa i përket uljes së borxhit publik. Referuar raportit të fundit të Ministrisë së Financave, në fund të muajit qershor borxhi u ndal në 49.02%, ose afro 3.9% më pak se në fund të vitit të kaluar. BORXHI PUBLIK NË PËRQINDJE Viti 2025 52.92%Prill-Qershor 2026 49.02%Diferenca -3.9%Përllogaritja e borxhit në përqindje bëhet mbi një Prodhim Kombëtar prej 29.8 miliardë euro, në rritje krahasuar me vjet, çka ul direkt edhe përqindjen e borxhit në raport me PBB-në. Ndërsa përkthyer në vlerë, borxhi i Shqipërisë përllogaritet në 1.3 trilionë lekë ose afro 14.6 miliardë euro me kursin aktual dhe është tkurrur me afro 360 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar. LEXO edhe...Rishikimi i buxhetit merr ‘ok’ në komisione! Malaj: Indeksimi i pensioneve në 2027-ën do bëhet në prill, fatura e rindërtimit deri më tani 1.2 mld euro BORXHI PUBLIK NË VLERË Viti 2025 14.988 mln euroPrill-Qershor 2026 14.629 mln euroDiferenca -359 mln euro Ndryshe nga periudhat e kaluara, kur zhvlerësimi i valutave jepte kontributin kryesor në uljen e borxhit, në këtë gjashtëmujor të parë të vitit 2026, ndikimi më i madh është regjistruar tek borxhi i brendshëm. Konkretisht borxhi i brendshëm është ulur nga 31.4% në 29.1%, ndërsa borxhi i jashtëm u ul me 1.59%, dhe aktualisht ka zbritur në 19.92%. BORXHI SIPAS MONEDHËS I brendshëm I JashtëmViti 2025 31.41% 21.51%Prill-Qershor 2026 29.10% 19.92%Diferenca -2.31% -1.59%Zhvlerësimi i valutave dhe kryesisht i euros e ka bërë më të lirë borxhin e huaj, për shkak se këstet e shlyerjes së tij kanë qenë më të ulëta. Referuar raportit, borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e energjisë dhe atë të transportit. Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se brenda 5 vitesh borxhi publik është ulur me 21.1%, si rezultat i menaxhimit të kujdesshëm të financave publike dhe i borxhit publik. “Është ulur pesha e borxhit afatshkurtër, është rritur jetëgjatësia mesatare e borxhit të brendshëm dhe është reduktuar pesha e borxhit që maturohet brenda një viti, duke forcuar qëndrueshmërinë e financave publike”, thotë Malaj. K.T./E.H/ReportTv.al Ministria e Financave borxhi publik Petrit Malaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 67.6% Jo 26.8% Nuk e di 5.5% Vota total: 649 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
