Me dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë në Vlorë, kundër Muzeut Hebraik që është planifikuar të ndërtohet në lagjen ‘Muradije’ të qytetit. Gjatë protestës janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve e forcave të Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shpërndarë të pranishmit. LEXO edhe...‘Saimir Korreshi kryeministër’- Protestuesit për Report Tv: S’po dhunohemi nga policët, por nga persona të tjerë! Kemi dalë në shesh për kushtet e vështira ekonomike dhe qiratë e larta Protesta vjen pasi ditën e djeshme Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë, duke vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik, në monumentin pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria” në Vlorë. Sot protestuesit shkuan në shenjë simbolike për të treguar se beteja u fitua prej tyre. Njëri prej protestuesve tenton të çajë rrethimin dhe të kalojë gardhin metalik që është vendosur rreth vendit ku planifikohej ndërtimi i Muzeut Hebraik. Policia ka shkuar ta kapë e ta shoqërojë dhe aty u krijua një moment tensioni. Në momentin që protestuesi u neutrazilua dhe u fut në furgon, situata u normalizua. Padia në Gjykatë ishte bërë nga përfaqësuesit e nismës për mbrojtjen e monumentit dhe nga persona që kanë kundërshtuar ndërhyrjet pranë monumentit. Po ashtu, 1034 qytetarë kanë firmosur një peticion kundër këtyre punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik. Në Vlorë janë zhvilluar edhe disa protesta të tjera kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, ku edhe më parë janë shënuar përplasje mes protestuesve e Policisë. R.Xh/ReportTv.al Muzeu Hebraik Vlore proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.2% Disi 3.5% Vota total: 3577 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
