Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues dhe e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se prokurorja kërkoi si masë shtesë ndaj tyre edhe ndalimin e qëndrimit pranë institucioneve dhe në zonat ku zhvillohen tubime, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.
Edhe një gjyqtare për të miturit shqyrtoi arrestimin e protestuesit të 10-të, i cili doli gjatë ditës para Dhomës Penale. Bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili kishte marrë pjesë në protestë dhe ishte shoqëruar nga policia.
Edhe për të u vendos masa “detyrim paraqitjeje”, ndërsa arrestimi u konsiderua i ligjshëm. Top Channel

