Është shtyrë për më 16 nëntor seanca paraprake ndaj Gjon dhe nipit të tij Ervis Shkambi, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Prokuroria lexoi veprimet hetimore që ka kryer.
Avokati i Ervis Shkambit kërkoi të njihet me audion e seancës paraprake të datës 6 tetor, ndërsa avokatët e Gjon Shkambit kërkuan të njihen me aktet që lidhen me klientin e tyre.
Ndërkohë, avokati i familjes së Astrit Kalasë kërkoi që procesi të jetë transparent dhe të respektohet Kodi i Procedurës Penale. Top Channel

