Lajme Zone
Pas Verdhos, edhe vartësi tjetër i Belinda Ballukut në SPAK, Gentian Gjyli pret t’i komunikohet akuza
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pas Verdhos, edhe vartësi tjetër i Belinda Ballukut në SPAK, Gentian Gjyli pret t’i komunikohet akuza

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është futur këtë mesditë në ambientet e SPAK.

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është futur këtë mesditë në ambientet e SPAK. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë akuzën ish-vartësit të Belinda Ballukut.

Po ashtu, sot akuza i është komunikuar edhe Ergys Verdhos, ish-drejtor i ARRSH-së, si dhe tashmë ish-drejtor i Hekurudhave.

Të dy këta përfshihen në dosjen e Belinda Ballukut, teksa kësaj të fundit, pak ditë më parë, SPAK i komunikoi 5 akuza.

SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj ish-zëvendës kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tendera, 9 herë, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i pasurive si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale. 12:30

Verdho pjesë e dosjes së Ballukut, SPAK i komunikon akuzat vartësit të ish-zv.kryeministres

Aktualitet Top Channel