Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në ambientet e një pallati në Tiranë, dëmtohen zyrat e ‘Dritare Tv’! Xhunga: Po digjeshim, flakët u përhapën nga tubat e aspirimit të një restoranti (VIDEO)


Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve të 'Dritare Tv'. Xhunga ka treguar se edhe sot, uji ka vijuar të depërtojë në hapësirat e dëmtuara. Gazetarja bën të ditur se janë bërë kallëzime në Prokurori dhe Polici.

Një zjarr ka rënë në ambientet e një kompleksi pallatesh, ku ndodhen edhe zyrat e medias online ‘Dritare Tv’. Mësohet se flakët kanë lënë pas dëme të mëdha në regjinë e transmetimit të ‘Dritare Tv’, ndërkohë që drejtuesja, gazetarja Rudina Xhunga, ka rrëfyer momentet e përhapjes së zjarrit që nisi nga tubat e aspirimit të një restoranti dhe që u përhap në ambientet e zyrave të medias online. LEXO edhe...Ndryshon atasheu ushtarak i Italisë në Tiranë, ministri Nufi pret kolonelin Valente: Do të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje Ajo tregoi se flakët ‘mbërritën’ në redakasi, sapo kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve. “Po digjeshim”, shprehet Xhunga, duke kujtuar momentet kur prioritet sipas saj ishte nxjerrja e njerëzve jashtë, fikja e automateve dhe mbërritja e zjarrfikësve, të cilët ajo i falënderon për ndërhyrjen e shpejtë. Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve. Xhunga ka treguar se edhe sot, uji ka vijuar të depërtojë në hapësirat e dëmtuara. Gazetarja bën të ditur se janë bërë kallëzime në Prokurori dhe Polici, ndërsa ka edhe një mesazh për ndjekësit e ‘Dritare Tv’ “Na falni për këtë periudhë me pak aktivitet! Por do të vijojmë të jemi bashkë”, thotë drejtuesja e medias online, Rudina Xhunga. R.Xh/E.H/ReportTv.al Rudina Xhunga Tirane dritare tv zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12174 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?