Kryeministri Edi Rama në një dalje në media këtë të premte, nxori me emra dhe figurë protestuesit që ai i quan njerëz të dhunshëm. Sipas Ramës këta emra nuk kishin të bënin aspak me studentët.
Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje protestuesve dhe krahas i numëron Ramës njerëzit e tij në qeveri apo në PS që janë të lakuar për skandale.
Berisha e nis me Erion Veliajn, duke thënë se është njeriu që firmosi 130 milionë euro për djegsin e Tiranës që nuk ekziston, që me bandën e tij 5D vidhte prokurimet e bashkisë, që me paratë që u shpërndante njerëzve të tij frynte gardërobën e bashkëshortes të barabartë me atë të Asadit. “Lali Eri thoshte se kishte mbjellë 500 euro fidanin, po ky lali vjedhësi që firmoste për djegsin e Tiranës 130 milionë euro dhe s’ekziston një gjurmë e tij, po ky lali vjedhësi që me bandën e 5D vidhte prokurimet e bashksië, që me paratë që u shpërndante njerëzve të tij frynte gardërobën e bashkëshortes të baraabratë me atë të Asadit”, tha Berisha. Më tej, listën e vazhdon me Olta Xhaçkën, Ogerta Manastirliun, Fatmir Xhafajn, Olsi Ramën, Taulant Ballën etj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

