Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kryemadhit, që depozitoi ankimim për vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së.
Vendimi i sotëm thekson se nuk e pranon ankimin e veçantë nga e pandehura Fatime Kryemadhi kundër vendimit të ndërmjetëm të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tanime me këtë vendim, procesi gjyqësor ndaj Kryemadhit do të vijojë sipas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme.
Në vitin 2014, mamaja e ish-deputetes Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi kaloi në llogarinë bankare të vajzës 13 milionë lekë, pa specifikuar burimin e këtyre parave./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

