Lajme Zone
Gjoba 50 mijë euro përmes kërcënimit, kapet 21-vjeçari; zbardhen detaje nga operacioni në Dibër
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjoba 50 mijë euro përmes kërcënimit, kapet 21-vjeçari; zbardhen detaje nga operacioni në Dibër

Në pranga është vënë Engjell Karoshi, 21 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Zbardhet kërcënimi ndaj biznesmenit në Dibër Policia e Dibrës ka zbardhur brenda pak orësh ngjarjen e një dite më parë në Peshkopi, ku biznesmeni Zija Shulku u kërcënua me një pajisje të dyshimtë dhe iu kërkua të paguante 50 mijë euro. Në pranga është vënë një 21-vjeçar, ndërsa nga kontrolli i forcave xheniere rezultoi se pajisja nuk përmbante lëndë shpërthyese. Policia ka zbardhur kërcënimin ndaj biznesmenit Zija Shulku, pronar i një pike karburanti në Peshkopi, duke arrestuar autorin e dyshuar.

Në pranga është vënë Engjell Karoshi, 21 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas policisë, 21-vjeçari dyshohet se rreth orës 14:30 të 2 tetorit vendosi në ambientet e karburantit një kuti të dyshimtë, mbi të cilën ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela. Pajisja ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që të krijonte përshtypjen se bëhej fjalë për eksploziv të telekomanduar.

Mbi kuti ishte vendosur edhe një letër kërcënuese, përmes së cilës biznesmenit i kërkohej të paguante 50 mijë euro. Sipas policisë, shuma kërkohej në kriptomonedha dhe duhej të transferohej përmes një pike këmbimi, në adresën e përcaktuar nga autori.

Në mesazh pretendohej se kutia përmbante lëndë plasëse C4 dhe ishte e pajisur me sensorë lëvizjeje dhe sistem telekomandimi. Autori kërcënonte se pajisja do të shpërthente nëse pagesa nuk kryhej brenda afatit, nëse kutia lëvizej apo nëse për ngjarjen njoftohej policia ose persona të tjerë.

Në vendngjarje mbërritën edhe forcat speciale xheniere të RENEA-s, të cilat hapën dhe kontrolluan kutinë. Pas verifikimeve rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

Hetimet e policisë çuan brenda pak orësh në identifikimin dhe arrestimin e 21-vjeçarit të dyshuar. Sipas të dhënave të deritanishme, identifikimi i tij u bë edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Kërcënimi”. Vendosi një pajisje të dyshimtë dhe kërcënoi për shpërthimin e saj, në këmbim të 50 000 eurove. Policia zbardh brenda pak orëve ngjarjen, identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Më datë 02.10.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet Operacionale në DVP Dibër, finalizuan operacionin policor të koduar “Kërcënimi”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimit intensiv, brenda pak orësh u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 21 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Pas mbërritjes së forcave speciale xheniere të RENEA-s, u krye hapja dhe kontrolli i kutisë, nga ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas dyshohet se, rreth orës 14:30, në ambientet e një karburanti në pronësi të shtetasit Z. Sh., kishte vendosur një kuti të dyshimtë, mbi të cilën ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela, duke krijuar dyshimin se bëhej fjalë për një pajisje shpërthyese të telekomanduar.

Mbi kuti ishte vendosur një letër kërcënuese, përmes së cilës kërkohej pagesa e shumës prej 50 000 eurosh, në formën e një gjobe. Pagesa kërkohej të kryhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi të kriptomonedhave, në adresën e përcaktuar nga autori.

Në letër, autori kërcënonte se kutia do të shpërthente nëse pagesa nuk kryhej brenda afatit të përcaktuar prej tij, nëse kutia do të lëvizte ose nëse do të njoftohej Policia apo persona të tjerë.

Gjithashtu, ai pretendonte se kutia përmbante lëndë plasëse C4, ishte e pajisur me sensorë lëvizjeje dhe telekomandim dhe se ambienti monitorohej me kamera.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. “50 milionë lekë ose të hedhim në erë”/ Pajisja e ngjashme me eksploziv u la te karburanti në Peshkopi, arrestohet autori (Foto) 3 Tetor, 08:32 "50 milionë lekë ose të hodhëm në erë"/ Kërcënohet pronari i një biznesi në Peshkopi, policia blindon zonën 2 Tetor, 18:37 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike “50 milionë lekë ose të hedhim në erë”/ Pajisja e ngjashme me eksploziv u la te karburanti në Peshkopi, arrestohet autori (Foto) 3 Tetor 2026, 08:2908:29Kronike "50 milionë lekë ose të hodhëm në erë"/ Kërcënohet pronari i një biznesi në Peshkopi, policia blindon zonën 2 Tetor 2026, 18:3518:35Kronike Zbardhen detaje nga të shtënat me armë në Tiranë, dy persona në kërkim 2 Tetor 2026, 14:0414:04Kronike Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes Xhuana Nikollajn, lihet në burg Eraldo Fizi: E kam rrahur vetëm njëherë! 2 Tetor 2026, 12:0512:05Kronike Zbulohet foleja e prostitucionit dhe drogës në Shkodër, arrestohet e braziljania dhe tutori 40-vjeçar 2 Tetor 2026, 11:5511:55Kronike Publikimi i videove intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në polici 2 Tetor 2026, 11:3211:32Kronike