Lajme Zone
Statuja prej dylli dhe dështimi amerikan i Edi Ramës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Statuja prej dylli dhe dështimi amerikan i Edi Ramës

Edi Rama dhe drejtuesit e vendeve të tjera të vogla nuk kanë pasur kohë të zhvillojnë ndonjë bisedë me Donald Trumpin. Presidenti amerikan ka qëndruar përpara aparatit fotografik si një shtatore dylli në një muze të lirë të Perëndimit, ndërsa të ftuarit kanë kaluar me radhë për fotografinë e zakonshme.

Statuja prej dylli / Kryeministri e shiti fotografinë protokollare me Trumpin si trofe diplomatik, por nuk shpjegoi pse Uashingtoni e la pa takime dhe pse familja presidenciale hesht për projektin e Sazanit... Edi Rama e ka shitur si trofe diplomatik fotografinë tashmë tradicionale me presidentin amerikan, të realizuar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fakt, ajo fotografi nuk përfaqëson ndonjë arritje të posaçme. Ajo është pjesë e një rituali protokollar që përsëritet çdo vit me drejtuesit e shteteve të ftuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Edi Rama dhe drejtuesit e vendeve të tjera të vogla nuk kanë pasur kohë të zhvillojnë ndonjë bisedë me Donald Trumpin. Presidenti amerikan ka qëndruar përpara aparatit fotografik si një shtatore dylli në një muze të lirë të Perëndimit, ndërsa të ftuarit kanë kaluar me radhë për fotografinë e zakonshme.

Retorika që ngritën Rama dhe vartësit e tij në mazhorancë synonte t’i përgjigjej “Pamfletit”, i cili shkroi se agjenda e kryeministrit në Shtetet e Bashkuara rezultoi një dështim diplomatik.

Fotoja me Trumpin nuk përbën takim, bisedë apo marrëveshje. Ajo mbetet një rit protokollar që e kanë ndjekur Barack Obama, Donald Trump, Joe Biden dhe përsëri Trumpi.

Ky rit ka vlerën e vet simbolike, sepse presidenti i Shteteve të Bashkuara drejton fuqinë më të madhe politike dhe ushtarake të botës. Megjithatë, fotografia mbetet njëra nga qindra fotografitë e realizuara në të njëjtën mbrëmje.

Në këtë fazë të pushtetit dhe të krizës së tij politike, Edi Rama nuk mund të mburret me rite. Ai duhet të tregojë takime, marrëveshje dhe rezultate konkrete.

Shkrimet që shfaqen në disa media europiane dhe amerikane mbajnë shpesh gjurmët e lobimit. Problemi kryesor mbetet fakti se asnjë zyrtar i rëndësishëm nuk e priti Edi Ramën në Uashington.

Ky fakt diplomatik kërkon një shpjegim. Shqipëria nuk përfaqëson qendrën e botës, por as Edi Rama nuk është ylli ndërkombëtar që propaganda e tij u shet shqiptarëve. Ai drejton një vend të vogël dhe mbart peshën politike të shtetit që përfaqëson.

Nëse Uashingtoni e ka refuzuar politikisht, Rama duhet ta shpjegojë këtë hapur. Fan Noli foli para shqiptarëve për përpjekjet dhe pengesat e tij diplomatike kur përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtare. Edi Rama, ndërkaq, mbulon mungesën e takimeve me një fotografi protokollare.

Një lider me ndikimin ndërkombëtar që pretendon Rama duhet të fliste qartë edhe për projektin e Sazanit. Pikërisht këtu duket se qëndron problemi.

Rama po kthehet në një dhimbje koke për republikanët e Donald Trumpit, pasi nga Shqipëria ka shpërthyer një valë kundërshtimesh ndaj projektit të lidhur me familjen e presidentit amerikan.

Çfarë po ndodh me projektin? A vazhdojnë Jared Kushner dhe Ivanka Trump ta mbështesin? A kanë ndryshuar marrëdhëniet e tyre me Edi Ramën?

Kryeministri nuk dha asnjë përgjigje. Ai solli vetëm fotografinë me statujën e dyllit. Prej dylli, dhe jo prej metali si statuja e kalit që i ka dhuruar Ergys Agasit në ‘Equos Resort’/Pamfletistatuja prej dylli dështimi amerikan i edi ramës 2 Komente P Penicilina 2 Tetor 2026, 13:45 Keshtu shkruajne dhe portalet serbe,ruse dhe iraniane Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Plasin të qeshurat në Komisionin e Ligjeve për hartën territoriale, Zegjine Çaushi- deputetit të PD: Shkove bëre plazh, fjete dhe gjumë 2 Tetor 2026, 12:4812:48Politike Tabaku mbështet kërkesën e Veliajt për “Territorialen”: Letra duhet parë me prioritet! 2 Tetor 2026, 12:3212:32Politike Përplasje te 'Ligjet' për 'Territorialen', Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë, jo për Shqipërinë! 2 Tetor 2026, 11:4811:48Politike Vetoja në këmbim të BE-së? Brukseli shqyrton kufizimin e të drejtave për Malin e Zi, Shqipëria në të njëjtin skenar 2 Tetor 2026, 11:4511:45Politike Reforma territoriale ndez debatet te Ligjet/ Korreshi: E kishit furrën e nxehtë, e çuat ligjin me vrap! 2 Tetor 2026, 11:2511:25Politike Bylykbashi kundër "Territoriales": Kjo është turp! Sillni kuti bosh për të justifikuar hartën e re 2 Tetor 2026, 10:5810:58Politike