Marco Rubio Zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së u mblodhën fshehurazi në Camp David për të diskutuar hapat e ardhshëm ndaj Iranit dhe konfliktin me Houthit në Jemen. Sipas Axios, takimi u drejtua nga nënpresidenti JD Vance, ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha ushtarake në Iran. Zyrtarët kryesorë të administratës së Presidentit Donald Trump u mblodhën të premten në Camp David për të diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, me fokus luftën me Iranin dhe konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Houthive në Jemen.
Tre zyrtarë amerikanë i thanë gazetarit të Axios, Barak Ravid, se takimi zgjati disa orë dhe u drejtua nga nënpresidenti JD Vance.
Në takim morën pjesë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe kreu i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine.
“U morën vendime ose të paktën, çështjet u diskutuan në thellësi”, tha një prej zyrtarëve amerikanë, duke iu referuar krizës në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte mbi takimin.
Sipas Axios, administrata Trump nuk e kishte bërë publik paraprakisht zhvillimin e tij. Media amerikane thekson se një takim i ngjashëm në Camp David ishte zhvilluar në qershor 2025, vetëm disa ditë përpara se Izraeli të hynte në luftë me Iranin.
Takimi vjen ndërsa negociatat me Teheranin kanë ngecur dhe Presidenti Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha ushtarake në Iran.
“Tani duhet të marr një vendim: ose Irani e nënshkruan marrëveshjen, ose nuk do të ekzistojë më”, deklaroi Trump të enjten.
Paralelisht, Arabia Saudite po i kërkon Presidentit amerikan të përfshihet në ofensivën që Riadi po planifikon kundër Houthive në Jemen.
Sipas Axios, sauditët po kërkojnë që SHBA-ja të kryejë sulme ajrore kundër Houthive. Trump deri tani ka qenë i prirur të mos e ndërmarrë një hap të tillë, por zyrtarët amerikanë thonë se ai mund të ndryshojë qëndrim.
Ndërsa këshilltarët e tij ndodheshin në Camp David të premten pasdite, gazetarët e pyetën Trumpin se cili do të ishte hapi i ardhshëm i SHBA-së ndaj Iranit.
“Po t’jua thosha, do të kishit një lajm të madh. Por do ta shihni. Po shkon shumë mirë. Irani nuk po ia del mirë.”- u përgjigj Trump./ Përshtati "Pamfleti", nga "Axios"marco rubio shba Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota ‘Zoti krijoi Trumpin’, reklama e financuar nga Shtëpia e Bardhë që revolton republikanët 3 Tetor 2026, 08:0608:06Rajoni dhe Bota Strategjia e re e Putin/ Rusia synon të thyejë Ukrainën përmes “luftës së qyteteve” 3 Tetor 2026, 07:2907:29Rajoni dhe Bota “Adhuronte” Al-Kaedën dhe përçmonte gratë/ Kush është bashkëpiloti i Flydubai që sulmoi kolegun në kabinë 3 Tetor 2026, 07:1507:15Rajoni dhe Bota CNN ngre pikëpyetje për rolin e Kushner: diplomaci në Gaza dhe interesa financiare në Izrael 2 Tetor 2026, 22:3122:31Rajoni dhe Bota OBSH: Jetëgjatësia mesatare po i afrohet niveleve para pandemisë 2 Tetor 2026, 22:2222:22Rajoni dhe Bota A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”? 2 Tetor 2026, 22:1022:10Rajoni dhe Bota

