Lajme Zone
Gjest bujar! Labinot Tahiri merr vendim për djalin e Shpat Kasapit: 150 euro për të nga çdo event ku do të punoj
EkonomiReport TV

Gjest bujar! Labinot Tahiri merr vendim për djalin e Shpat Kasapit: 150 euro për të nga çdo event ku do të punoj

Këngëtari ka bërë të ditur se do të mbështesë financiarisht djalin e vogël të Shpatit, Roelin me 150 euro nga çdo aktivitet artistik i tiji.

Labinot Tahiri ka prekur zemrat e ndjekësve me një vendim që ka marrë për familjen e artistit Shpat Kasapi, i cili u nda papritmas nga jeta në nëntor të vitit që lamë pas. Përmes një postimi tejet emocionues në rrjetet sociale, këngëtari ka bërë të ditur se do të mbështesë financiarisht djalin e vogël të Shpatit, Roelin. “Nga ky sezon e tutje, dhe për sa kohë Zoti ma jep mundësinë të punoj, nga çdo mbrëmje vjetore-muzikore dhe dasmë do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin e tij dhe për ditët e jetës së tij”, ka deklaruar këngëtari, duke sqaruar se të hollat do t’i dërgohen nënës së djalit, Selvijes. LEXO edhe...Familja e Shpat Kasapit falenderon publikisht Igli Taren për ndihmën në kthimin e trupit të të ndjerit në Tetovë Vetëm për këtë sezon, deri më tani ai thotë se numëron rreth 50 evente të rezervuara, ndaj shuma pritet të jetë e konsiderueshme. Në shkrimin e tij, Labinot Tahiri ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për familjarët e të ndjerit, duke iu drejtuar atyre që të mos shqetësohen për anën financiare. “Zonja Selvie dhe nëna e Shpatit, mos u mërzitni për anën materiale. Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm”, është shprehur ai, duke zbuluar se këtë premtim ia kishte dhënë më parë edhe Big Mamës dhe shokut të Shpatit, Xenit. Më tej, u ka bërë një thirrje të hapur të gjithë kolegëve të estradës që të ndjekin veprimin e tij. P.J/ReportTv.al shpat kasapi labinot tahiri Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.7% I gabuar 26.6% Nuk e di 8.8% Vota total: 1299 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?