Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit AfD ka fituar 44,5 % të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind. LEXO edhe...AfD drejt fitores së thellë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, Trump ‘feston’ në rrjetet sociale AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021. Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfD do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti. Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren. Pjesëmarrje rekord: 80%. Fitorja e AFD shikohet me frikë të madhe në Evropë. Nëse do të qeveriste e vetme, do të ishte qeveria e parë e ekstremit të djathtë në Gjermani që nga viti 1945. Ora 21:38 AfD drejt fitores së thellë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, Trump ‘feston’ në rrjetet sociale Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ‘ka festuar’ fitoren e ekstremit të djathtë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë.Trump ndau një grafik në platformën e tij në rrjetet sociale, Truth, me projeksionet nga zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, por pa bërë ndonjë koment.Imazhi i ndarë tregon qartë AfD-në në krye me 44.4%, 23.6 pikë më shumë se në vitin 2021, dhe CDU-në në 18.2%, 18.9 pikë më poshtë. Share R.Xh/ReportTv.al gjermani AfD zgjedhje e djathta ekstreme Saksoni-Anhalt Komento Komente Turi: 06/09/2026 21:52 Po normal qe do fitonte aty. Te gjithe krahinat e ish DDR (gjermania lindjes) jane te krimbura ne korrupsion dhe plot me injorantet racista qe presin lek nga shteti. Injorantet qe i shkojne prapa kesaj lesbiges dhe fajin e hedhin te të huajt qe ska pune. Ptu, fare e keqe. Përgjigju anri: 06/09/2026 20:18 me ne fund nje ere e re e mire po fryn. Përgjigju Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75% Të gabuar 20.7% Nuk e di 4.3% Vota total: 5154 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
