Lajme Zone
Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në shkallët e një pallati në Elbasan, nis hetimi
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në shkallët e një pallati në Elbasan, nis hetimi

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan.

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 08:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga këqyrja paraprake e trupit të shtetasit K. D. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet