Lajme Zone
Gjendet e vdekur Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal/ Denoncoi në SHBA lidhjet e ish-zyrtarit të FBI-së me Edi Ramën
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gjendet e vdekur Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal/ Denoncoi në SHBA lidhjet e ish-zyrtarit të FBI-së me Edi Ramën

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, e cila kishte denoncuar pranë autoriteteve amerikane aktivitetet e tij të paligjshme, është gjetur e vdekur, raporton Daily Mail.

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, e cila kishte denoncuar pranë autoriteteve amerikane aktivitetet e tij të paligjshme, është gjetur e vdekur, raporton Daily Mail. Vdekja e Allison Guerrieros ka rikthyer në vëmendje një prej episodeve më të bujshme të dosjes McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të inteligjencës amerikane, i cili u dënua në SHBA për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe për fshehjen e pagesave të marra nga një ish-punonjës i shërbimeve të inteligjencës shqiptare. Emri i Guerrieros ka pasur një rëndësi të veçantë edhe për opinionin publik në Shqipëri. Pas përfundimit të lidhjes së tyre, ajo i ka vënë në dispozicion hetuesve amerikanë të dhëna mbi veprimtarinë e McGonigal, duke përfshirë edhe marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Sipas deklaratave të bëra publikisht nga Guerriero, McGonigal i kishte treguar se do të udhëtonte drejt Shqipërisë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama, ndonëse pa i zbuluar qëllimin e saktë të atyre takimeve. Ajo pati deklaruar gjithashtu se ish-zyrtari i FBI-së dhe Rama kishin një marrëdhënie personale dhe se McGonigal fliste shpesh për kryeministrin shqiptar. Dëshmitë e saj morën peshë të veçantë pas publikimit të aktakuzës nga drejtësia amerikane, ku emri i Edi Ramës përmendej në disa pika të dokumentit zyrtar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb