FIFA ka mbetur 'pa gjumë' dhe në orën 05:00 të këtij mëngjesi ka shpërndarë një komunikatë zyrtare ku shpjegon se do të vijojë me procesin e konsultimit për të bindur shumicën e 211 federatave anëtare të saj që të japin të drejtën për të shitur 20 për qind të të drejtave komerciale të Kupës së Botës për meshkuj, femra dhe Klube, te kompanitë private, me këta të fundit që do përfaqësohen nga vëllai i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pasi 55 federatat evropiane me UEFA-n në krye dolën kundër me një reagim publik duke shtuar se do të bojkotonin Kupën e Botës, si dhe kundërshtimin e shumë federatave apo konfederatave, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, vijon me projektin e tij. “FIFA Forward Enterprise (FFE) nuk synon të shesë futbollin apo të heqë dorë nga kontrolli i qeverisjes së tij", thotë FIFA. Reagimi erdhi pas kritikave të forta nga konfederata si UEFA dhe CONCACAF, të cilat e kundërshtuan njëzëri projektin. FIFA, e drejtuar nga Gianni Infantino deklaroi se respekton komentet dhe shqetësimet e shprehura publikisht, duke riafirmuar angazhimin për një proces konsultimi të hapur dhe demokratik. LEXO EDHE:'Shitja' e Botërorit, UEFA vendos bojkot kundër FIFA-s: Asnjë federatë s'merr pjesë në kompeticione pa ndryshuar vendimin Megjithatë, FIFA u shpreh se “informacioni i pasaktë i publikuar në media ndërpreu procesin e konsultimit” dhe theksoi se ai do të vazhdojë, në mënyrë që çdo federatë anëtare të votojë mbi bazën e fakteve. Në komunikatë nuk mungoi një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj futbollit evropian (UEFA): “Asnjë entitet nuk mund të pretendojë se përfaqëson 211 federatat anëtare të botës”. Sipas FIFA-s, iniciativa synon vetëm të përmirësojë menaxhimin tregtar të kompeticioneve për të gjeneruar më shumë të ardhura, të cilat më pas do të shpërndahen mes të gjitha 211 federatave anëtare. Organizata ritheksoi se krijimi i FFE do të ecë përpara vetëm nëse mbështetet nga shumica e federatave. Gjithashtu, konfirmoi se çdo federatë do të përfitojë 20 milionë dollarë nga programi “FIFA Forward” për periudhën 2027-2030, ndërsa programi shtesë “Fast Forward”, gjithashtu me vlerë 20 milionë dollarë, do të jetë vullnetar dhe do të financohet nga investitorë të jashtëm, pa cenuar kontrollin e FIFA-s. FIFA nënvizoi se do të mbajë ekskluzivisht kontrollin mbi kalendarët, rregulloret dhe të gjitha vendimet sportive, ndërsa projekti do të zbatohet vetëm nëse miratohet nga shumica e federatave në Kongresin e ardhshëm të FIFA-s. Në deklaratë thuhet: “Askush nuk po shet futbollin. Kjo është diçka që FIFA nuk do ta konsideronte kurrë”. Organi qeverisës i futbollit botëror shtoi se çdo federatë duhet të ketë mundësinë të shqyrtojë propozimin dhe të marrë pjesë në vendimmarrjen për të ardhmen e saj, duke e cilësuar këtë si një nga parimet demokratike të FIFA-s. Propozimi fillestar për shitjen e 20 % të të drejtave tregtare te fonde private si “Thrive Capital” shkaktoi reagime të ashpra në futbollin botëror. Pas një mbledhjeje urgjente virtuale, 55 federatat anëtare të UEFA-s nënshkruan një deklaratë të përbashkët, duke kërcënuar se do të tërhiqnin të gjitha kombëtaret e tyre nga turnetë e FIFA-s nëse projekti i privatizimit do të vazhdonte. Edhe CONCACAF zyrtarizoi kundërshtimin e saj të plotë me një komunikatë të veçantë. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: FIFA uefa Gianni Infantino Aleksandër Ceferin Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:33
Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.3% I gabuar 31% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 2098 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

