Modeli i inteligjencës artificiale Gemini, i Google arriti të hynte në disa sisteme të mbrojtura gjatë një testi të sigurisë kibernetike. Rasti ndodhi në maj gjatë një vlerësimi të zhvilluar nga kompania “Irregular”, e cila teston sigurinë e modeleve të inteligjencës artificiale. Gjatë testit, Gemini kërkoi informacione në internet dhe tentoi të hynte në tre faqe që mendonte se ishin pjesë e provës. Në një rast, modeli provoi fjalëkalime të ndryshme derisa arriti të hynte në një sistem. LEXO edhe...Gjermania do të përdorë inteligjencën artificiale për të zbuluar mashtrimet e emigrantëve me ndihmat sociale Në dy rastet e tjera, ai gjeti kredenciale të publikuara online dhe i përdori për të hyrë në sisteme të mbrojtura. Google tha se të gjitha subjektet e prekura u njoftuan dhe se problemet janë rregulluar. Sipas kompanisë, Gemini ndaloi vetë veprimet e tij në të tre rastet. Një seri ngjarjesh të njëpasnjëshme janë raportuar gjatë një periudhe 10-ditore. Laboratorët më të mëdhenj të inteligjencës artificiale po kalojnë një periudhë tronditjeje, pasi ekspertët lajmëruan se krijimet e tyre mund të kërcënojnw shkatërrimin e vetë njerëzimit. Këto incidente kanë rikthyer diskutimin për sigurinë e modeleve të AI-së, veçanërisht tani që ato po marrin më shumë autonomi dhe akses në internet. Xh.K/ReportTv.al gemini Google inteligjenca artificiale Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4522 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

