Lajme Zone
Lautaro i përgjigjet mbrëmjes magjike të Kone-s, Roma-Inter mbyllet me shumë spektakël (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lautaro i përgjigjet mbrëmjes magjike të Kone-s, Roma-Inter mbyllet me shumë spektakël (VIDEO)

Spektakël përmes 4 golave prodhoi Roma-Inter që në fund ndanë pikët në ‘Olimpico’. 45 minutat e para folën për Romën e më konkretisht për Manu Kone.

Ka prodhuar shumë spektakël, por jo fitues supersfida e Seria A mes Romës dhe Interit, që ishin dy skuadrat e vetme me pikë të plota pas javës së 4 në kampionatit. Në Olimpico secila pjesë pati protagonistët e saj, por në fund 90 minutat u mbyllën me rezultatin 2-2. 45 minutat e para folën për Romën e më konkretisht për Manu Kone. Mesfushori i verdhkuqve realizoi fillimisht në minutën e 6 dhe më pas në të 37-ën, duke dhënë përshtypjen e kapitullimit të Interit, që 3 javët e fundit në Seria A e ka parë veten në disavantazh të dyfishtë. LEXO edhe...Lamtumirë Sandro Mazzola! Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e Interit dhe e kombëtares italiane Megjithatë me humbjen nuk u pajtua Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit tregoi se jo më kot mban shiritin e kapitenit duke ngushtuar diferencat në minutën e 46 dhe në të 79 barazoi shifrat. Në fund të dy ekipet ndanë pikët, por u larguan nga fusha me pikën e fundit të energjisë së hatxhuar. Tani si Interi ashtu edhe Roma vijojnë të ndajnë kreun e Seria A, teksa pas kësaj jave do të jetë radha e kombëtareve në fushë. Share Ne.k./E.H/ReportTv.al lautaro martinez roma Inter Seria A Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4567 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?