Qindra qytetarë u mblodhën sonte sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shenjë proteste kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së Me flamuj kombëtar dhe flamuj të UÇK qytetarët në natën e katërt të tubimit bënë thirrje për drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin. LEXO edhe...Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan? Një prej organizatorëve të protestave, Çlirim Haziri, ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës për drejtësi ndaj çlirimtarëve dhe paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen. Ai theksoi se protestuesit nuk i ka bashkuar partia, por UÇK-ja. Po ashtu këtë të shtunë, qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur edhe në sheshe të qendrave evropiane në tubime paqësore. Protesta u organizuan në Koln dhe Mynih të Gjermanisë, Cyrih të Zvicrës, Vjenë të Austrisë e edhe Kanada. Një ditë më parë protestuesit artikuluan 4 kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës: Shfuqizim ndryshim i ligjit për dhomat e specializuara, Shkarkim i ministres së drejtesisë Donika Gervalla, Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish krerëve, Angazhim ekspertësh ndërkombetar në mbrojtjen e ish krerëve. Më 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin për krime lufte. Foto nga protesta në Këln Xh.K/ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.8% Vota total: 4607 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

