Lajme Zone
Kadastra e Lorena Goxhobellit, një moçal skandalesh dhe aferash pa fund!
PolitikëPamfleti

Kadastra e Lorena Goxhobellit, një moçal skandalesh dhe aferash pa fund!

Problemi ka marrë përmasa të tilla sa Kadastra është identifikuar edhe në dokumentet e Komisionit Evropian mes sektorëve me risk të lartë korrupsioni, për të cilët kërkohen masa të posaçme parandaluese dhe forcim i kontrollit. Vlerësimet e Brukselit marrin peshë tjetër kur vendosen përballë dosjeve konkrete që drejtësia shqiptare po hap njëra pas tjetrës.

Foto ilustruese Hetimet e prokurorisë po nxjerrin në dritë skema ku zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës dyshohen se kanë përdorur detyrën për të regjistruar, tjetërsuar apo kaluar prona përmes dokumenteve të falsifikuara dhe procedurave të paligjshme. Dosjet nuk flasin më për incidente të veçuara, por tregojnë një problem të përsëritur brenda institucionit. Edhe Komisioni Evropian e ka renditur Kadastrën ndër sektorët me risk të lartë korrupsioni. Korrupsioni duket se është kthyer në plagën më të rëndë të Kadastrës. Drejtorë e ish-drejtorë të arrestuar, punonjës nën hetim, dokumente të falsifikuara, prona të tjetërsuara dhe mijëra hektarë tokë nën sekuestro kanë shoqëruar njëri-tjetrin në dosjet e hapura nga organet e drejtësisë. Emrat ndryshojnë, qytetet ndryshojnë, por mekanizmi i dyshuar përsëritet: dokumentacioni i pronës manipulohet dhe më pas kalon nëpër duart e zyrtarëve që duhet të garantojnë ligjshmërinë e tij.

Problemi ka marrë përmasa të tilla sa Kadastra është identifikuar edhe në dokumentet e Komisionit Evropian mes sektorëve me risk të lartë korrupsioni, për të cilët kërkohen masa të posaçme parandaluese dhe forcim i kontrollit. Vlerësimet e Brukselit marrin peshë tjetër kur vendosen përballë dosjeve konkrete që drejtësia shqiptare po hap njëra pas tjetrës. Gysi hyri në burg dhe la litarin jashtë/ Si Agasi dhe Goxhobelli tjetërsuan tokën shtetërore dhe ndezën përplasjen në Vlorë 4 Shtator, 12:16 Rasti më i fundit është ai i Fierit. Prokuroria dyshon se dy vendime të falsifikuara të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë përdorur për regjistrimin e sipërfaqeve të mëdha të tokës në Seman, Seman i Ri dhe Sheq Marinas. Hetimi ka çuar në sekuestrimin e 76 pasurive me sipërfaqe totale rreth 1,143 hektarë, si dhe 150 mijë euro.

Në këtë dosje janë përfshirë edhe ish-drejtues të Kadastrës. Gjykata e Fierit la në burg Ertis Shehun dhe Bardhyl Kapajn, si dhe juristin Piro Çela, ndërsa për biznesmenin Kastriot Hasko masa e sigurisë u ndryshua nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Dyshimet e Prokurorisë lidhen pikërisht me përdorimin e dokumentacionit të falsifikuar dhe veprimet e kryera për regjistrimin e pronave. Zgjerohet skandali me pronat e Kastriot Haskos, fsen të tjerë emra; në skaner edhe Palasa me Darëzezën

19 Shtator, 17:20 Por ende pa u mbyllur jehona e Fierit, Durrësi kishte prodhuar një tjetër dosje. Prokuroria lëshoi 12 masa sigurie në një hetim për një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash, ku u përfshinë ish-funksionarë të Hipotekës dhe persona të dyshuar si përfitues. Hetimi përfshin akuza për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Ndërkohë në Dibër, një aksion tjetër goditi pothuajse të gjithë strukturën e degës lokale, ku u lëshuan 14 urdhër-arreste dhe masa kufizuese. Atje u zbulua se zyrtarët e kadastrës, në bashkëpunim me një notere, kishin ndryshuar regjistrat shtetërorë për t’i kaluar prona të rëndësishme në pronësi të një familjeje të vetme, gjë që solli pezullimin dhe arrestimin e pjesës më të madhe të stafit. Nga Kadastra e Goxhobellit, te shëndetësia e Evis Salës dhe arsimi i Kumbaros, lista e zezë ku gëlojnë aferat

17 Korrik, 16:29 Hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe prokurorive lokale kanë zbuluar se abuzimet me lejet e legalizimit dhe regjistrimet e hipotekave shtrihen në të gjithë vendin, duke përfshirë zyrtarë të niveleve të ndryshme që kanë marrë ryshfete ose kanë shpërdoruar detyrën.

Vetë SPAK ka shtrirë hetimet në hallkat drejtuese të Kadastrës dhe në disa drejtori vendore. Sipas materialeve të publikuara për këto hetime, verifikimet kanë prekur Tiranën, Durrësin dhe qytete të tjera, me fokus praktikat e regjistrimit dhe legalizimit të pasurive. SPAK 'shkund' Kadastrën, nën hetim hallkat drejtuese në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë së bashku me 'ustalleshën' Goxhobelli 6 Korrik, 12:04 Pra, nuk kemi thjesht një histori me “probleme pronësie”. Kemi një institucion ku vetë mekanizmi i regjistrimit të pronës është shfaqur vazhdimisht në dosje penale, me dyshime se firma, vula dhe dokumente të falsifikuara janë përdorur për të ndryshuar pronësinë dhe për të krijuar përfitime të paligjshme. Kur raste të ngjashme përsëriten në disa drejtori dhe në periudha të ndryshme, pyetja nuk është më vetëm se cili zyrtar do të arrestohet i radhës, por sa thellë është futur korrupsioni në strukturën që administron regjistrin e pronës në Shqipëri.

Dhe ndërsa poshtë saj vijojnë hetimet, arrestimet dhe dosjet për falsifikime e tjetërsime, në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës vijon Lorena Goxhobelli. Gjatë kohës që ajo ka qenë në krye të këtij dikasteri, ka pasur vetëm afera, skandale dhe abuzime pa fund. A do të vijë dita që dhe ajo të japë llogari? /Pamfletikadastra goxhobelli Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Rrjeti izraelit i bizneseve të errëta nën mbrojtjen e Edi Ramës 19 Shtator 2026, 16:2116:21Dosja e zezë Si i shpëtuan gjeorgjianët hetimit të SPAK? Tirana bazë e zhvatjes me call-center, milionat u pastruan te KFC Albania 18 Shtator 2026, 11:2611:26Dosja e zezë Zbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5% 17 Shtator 2026, 12:1812:18Dosja e zezë Kompania sekrete e skemës “Delvina Gas”: Si lidhen Ron Yeffet, 2 ukrainaset dhe biznesmeni ruso-izraelit 16 Shtator 2026, 20:5520:55Dosja e zezë “Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër? 15 Shtator 2026, 19:1519:15Dosja e zezë Ron Yeffet, “ustai” i aferave strategjike: Si u fut Sinan Idrizi, “leva” e Ramës, në lojën e Air Albania 14 Shtator 2026, 23:2823:28Dosja e zezë