Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtnant Arben Kingji, mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s në Kopenhagë, ku u diskutuan hapat pas Samitit të NATO-s në Ankara, me fokus forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes kolektive, inovacionin dhe teknologjinë, si dhe mbështetjen për Ukrainën. Kingji bëri të ditur se në takim theksoi angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e objektivave të Aleancës dhe zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe infrastrukturës ushtarake. LEXO edhe...NATO përgatitet për skenarin ekstrem, qeveria italiane i druhet përshkallëzimit të konfliktit nga Moska: Sulm i mundshëm në fillim të 2027-ës Në fokus të angazhimit shqiptar është edhe forcimi i infrastrukturës së Mbështetjes së Vendit Pritës, vijimi i kontributit në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, si dhe mbështetja për misionin e KFOR-it në Kosovë, me synim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Një nga elementet e veçanta të përmendura nga Kingji është bashkëorganizimi nga Shqipëria i stërvitjes shumëkombëshe “Steadfast Dart 27”, e planifikuar për vitin e ardhshëm, e cila synon të kontribuojë në rritjen e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë së forcave të Aleancës. Në konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s në Kopenhagë, krerët e mbrojtjes të 32 vendeve aleate zgjodhën gjeneralin gjerman Carsten Breuer si kryetar të ardhshëm të Komitetit Ushtarak. Breuer do të marrë detyrën në verën e vitit 2027, duke pasuar admiralin italian Giuseppe Cavo Dragone. Komiteti Ushtarak është autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s dhe përbëhet nga shefat e mbrojtjes të vendeve anëtare. Xh.K/ReportTv.al arben kingji nato Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4567 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

