Një 29-vjeçar shqipatar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi iu gjet mbi 414 kilogramë kanabis, me një vlerë prej mbi 4 milionë eurosh. Sipas mediave italiane droga e cila u sekuestrua në Guidonia ishte gati për t’u shitur në qendrat e trafikimit të drogës në Romë dhe provincën përreth. 29-vjeçari shqiptar u ndalua ndërsa po përpiqej të ngarkonte disa valixhe të mëdha në bagazhin e makinës së tij. 98 kilogramët e parë të kanabisit u gjetën brenda valixheve. Hetimi vijoi më pas një grupi çelësash që iu gjetën të riut, të cilët rezultuan se hapnin disa ambiente të përdorura si depo në zonën e Guidonias dhe Romës. LEXO edhe...Report Tv siguron foton e të riut nga Lezha që u ekzekutua në Itali, trupi i pajetë u gjet brenda një automjeti të hedhur në lumë Në njërën nga mjediset, një pjesë e konsiderueshme e lëndëve narkotike ruhej brenda frigoriferëve, të cilët u përdorën si depo magazinimi për drogën. Gjatë kontrolleve në ambientet e ndryshme të të riut, përfshirë një garazh, u gjetën materialet e përdorura për paketimin e dozave dhe disa fletë të shkruara me dorë që përmbanin llogaritjen dhe numërimin e drogës. Xh.K/ReportTv.al kanabis itali shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4567 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

