Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Hoxha u shpreh se Ahmetaj ka dhënë dhe më parë indicie duke treguar se si kryeministri Edi Rama po përgatiste që të gjitha asetet e ushtrisë shqiptare, pjesa e buxhetit që shkon për armatime, t'i shkonte pikërisht Ron Yeffet.
Sipas Hoxhajt në thelb kjo çështje është një mini-incenerator apo një formë e të gjitha koncesioneve që Edi Rama ka dhënë nga 2014-a deri më sot sepse sipas tij shteti është financuesi kryesor i të gjithë veprimtarisë =”Emisioni në fakt zanafillën e ka pikërisht nga emisioni i katërt ose nga intervista e katërt që ju keni zhvilluar me Arben Ahmetajn. Ka qenë po në atë intervistë ku Arben Ahmetaj ka dhënë indicie për veprimtarinë e Roni e Yeffet në Shqipëri, duke nisur nga ato që ishin denoncuar më përpara, që nga tentativa për t'i dhënë tokën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, borxhin e shtetit, përfshirjen në aeroportin e Vlorës, dhe shumë gjëra të tjera. Dhe në atë emision denoncoi apo publikoi të dhëna që lidheshin pikërisht edhe me mënyrën se si Edi Rama po përgatiste që të gjitha asetet e ushtrisë shqiptare, të gjithë paratë që vihen pra, pjesa e buxhetit që shkon për armatime, t'i shkonte pikërisht Ron Yeffet. Ne morëm indicie, e investiguam në një farë mënyre, faktet janë publike sepse janë të dhëna, janë transaksione thesarit, janë dokumente në regjistrat e QKB-së. Sigurisht që ne kemi investiguar sepse kemi shkuar deri në Senegal, atë që Ron Yeffet e përmend në audiopërgjim si vendin ku merren armët, paketohen në Shqipëri dhe më pas shiten në vende të ndryshme. Dhe Senegali ishte një pikë interesante sepse e lidhte Ron Yeffet-in me një nga miqtë që tashmë i është dënuar kryeministrit Edi Rama, Charles McGonigal. Dhe normalisht ne kemi publikuar të dhëna në atë kohë që tregonin se sa shpejt, me atë mënyrën fap, fap, kryeministri kishte firmosur, pra si ishte themeluar kompania Timak Defense. Kompania që është në bashkëpronësi me Kayo, pra kompaninë shtetërore, dhe Arjeta Pucës dhe Ron Yeffet. Ku Roni dhe Arjeta Puca kanë 80% të aksioneve, ndërsa shteti ka vetëm 20%. Dhe çfarë ka ndodhur dhe këtu dua të ndalem pak ta theksoj sepse në thelb është një mini-incenerator, ose është një formë inceneratori apo një formë e të gjitha koncesioneve që Edi Rama ka dhënë nga 2014-a deri më sot. Sepse shteti është financuesi kryesor i të gjithë veprimtarisë. Ne kemi parë të dhënat e dokumenteve”, tha Hoxhaj. Më tej, gazetari i ka dhënë një përgjigje Ardi Veliut, duke përmendur deklaratën e tij se, Ron Yeffet u bë aksioner maxhoritar, pra me 80% të aksioneve, sepse premtoi se do të investonte shumë.
Hoxhaj thekson se deri më sot rezulton që i vetmi investim që ka bërë Ron Yeffet ka qenë 490 euro që ka blerë aksionet tek Arjeta Puca dhe investimin e ka bërë shteti.
Ai nënvizon se janë dhënë 30 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë për makinat që saldoheshin dhe modifikoheshin në një kapanon që Rama i shet si prodhim Made in Albania. “Dua t'i jap një përgjigje direkt në fakt drejtorit të Kayo-s, Ardi Veliut. Sepse Ardi Veliu pak ditë më parë ka deklaruar në një studio televizive se Ron Yeffet u bë aksioner maxhoritar, pra me 80% të aksioneve, sepse premtoi se do të investonte shumë. Në fakt, deri më sot na rezulton që i vetmi investim që ka bërë Ron Yeffet ka qenë 490 euro që ka blerë aksionet tek Arjeta Puca dhe investimin e ka bërë shteti. Ka disbursuar 2 muaj pasi u themelua kompania menjëherë 10 milionë euro. Dhe aktualisht që ne flasim, kjo kompani ka marrë 2.5 miliardë lekë apo rreth 30 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Pra shteti shqiptar paguan paradhënie makinat që Edi Rama i shet si "Made in Albania", por në fakt edhe në emisionin e para disa ditëve pamë që nuk kishte asnjë linjë prodhimi, por ishin makinat, të paktën me syrin e një njeriu po themi edhe të gazetarit, por edhe një qytetari të thjeshtë e kuptojmë që ishte një kapanon ku modifikoheshin, saldoheshin dhe më pas shiteshin si prodhim shqiptar. Pra vetëm kaq ka bërë kompania”, deklaron Hoxhaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

