Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka mbajtur premtimin e bërë gjatë Kupës së Botës 2026, duke lyer flokët në ngjyrë rozë pas triumfit të Spanjës në turneun e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Futbollisti 22-vjeçar kishte deklaruar se do të ndryshonte pamjen nëse "La Roja" do të fitonte trofeun. Dy javë pas fitores së Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e 19 korrikut në Nju Jork, Gavi u shfaq në rrjetet sociale me stilin e ri, duke shkruar: "Një njeri që e mban fjalën", shoqëruar me një emoji që qesh.
Transformimi i tij vjen pak para rikthimit në stërvitjet parasezonale të Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Gavi nuk ishte i vetmi që mbajti një premtim të bërë gjatë Botërorit. Mbrojtësi Marc Cucurella realizoi bastin e tij duke bërë tatuazh në trup fytyrën e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, ndërsa talenti Lamine Yamal kishte premtuar se do të linte mjekrën dhe mustaqet të rriteshin për tre javë.

