Lajme Zone
Garda Revolucionare sulmon dronin detar në Hormuz, Izraeli shkatërron një spital në Liban
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Garda Revolucionare sulmon dronin detar në Hormuz, Izraeli shkatërron një spital në Liban

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare ka sulmuar një dron detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit si dhe ka lëshuar raketa balistike ndaj një aeroplanmbajtëseje amerikane. Pasdaranët thanë se sulmi ndodhi në kohët kur droni përpiqej të hynte në zonën e mbrojtur të Ngushticës së Hormuzit. LEXO edhe...Izraeli bombardon kampin e refugjatëve ‘Shati’ në Gaza, raportohet për disa palestinez

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare ka sulmuar një dron detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit si dhe ka lëshuar raketa balistike ndaj një aeroplanmbajtëseje amerikane. Pasdaranët thanë se sulmi ndodhi në kohët kur droni përpiqej të hynte në zonën e mbrojtur të Ngushticës së Hormuzit. LEXO edhe...Izraeli bombardon kampin e refugjatëve ‘Shati’ në Gaza, raportohet për disa palestinezë të plagosur New York Times citoi burime të inteligjencës amerikane, sipas të cilave Teherani ndihet gjithnjë e më i sigurt në aftësinë për të goditur objektiva në rajon dhe mund të jetë i gatshëm ta zgjasë konfliktin për muaj të tërë. Ndërkohë, Izraeli intensifikoi sulmet në Libanin jugor, pas lëshimit të dy dronëve nga Hezbollahu në drejtim të forcave izraelite në të ashtuquajturën Zonë të Sigurisë. Si pasojë e sulmeve amerikane, u shkatërrua një spital, në të cilin nuk kishte staf apo pacientë. Ora 16:00 Izraeli bombardon kampin e refugjatëve ‘Shati’ në Gaza, raportohet për disa palestinezë të plagosur Ushtria izraelite ka bombarduar ditën e sotme një kamp refugjatësh në Gaza.Mediat e huaja bëjnë me dije se ‘Shati’ është kampi i bombarduar, ndërkohë që raportohet edhe për disa palestinezë të plagosur, pasi avionët izraelitë sulmuan një grup civilësh në kamp. Share Ora 15:45 Ushtria izraelite konfirmon bombardimin e spitalit në Libanin Jugor, përdorej si qendër komande e Hezbollahut Ushtria izraelite thotë se goditi një spital në Libanin jugor, duke pretenduar se vendi ishte një qendër komande e Hezbollahut dhe nuk përdorej më si një strukturë shëndetësore.Sipas mediave të huaja, zyrtarët libanezë thanë më parë se bombardimet izraelite shkatërruan Spitalin Ghandour në Nabatieh al-Fawqa, me Presidentin Aoun që dënoi sulmin në një vend "thjesht civil".Ushtria izraelite pretendoi se anëtarët e Hezbollahut “të përfshirë në aktivitete artilerie dhe vëzhgimi u identifikuan duke vepruar nga qendra e komandës” në javët e fundit. Share P.J/R.Xh/ReportTv.al Izrael Liban iran Ngushtica e Hormuzit lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 4791 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?