Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Furgoni përplas turmën në Paradën e Krenarisë në Berlin, 1 e vdekur, 16 të plagosur! Në kërkim 21-vjeçari me lidhje islamiste (VIDEO)


Në fillim mbërriti një njoftim i pazakontë nga agjencitë: Parada e Krenarisë (Pride) në Berlin, një nga më të mëdhatë në Evropë, ishte ndërprerë papritur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme për shkak të "një situate të vështirë", siç njoftuan organizatorët gjatë një shfaqjeje kushtuar Michael Jackson. Më pas pasoi kaosi: në ekranet gjigante pranë Portës së Brandenburgut u shfaq fjala "Evakuim"

Në fillim mbërriti një njoftim i pazakontë nga agjencitë: Parada e Krenarisë (Pride) në Berlin, një nga më të mëdhatë në Evropë, ishte ndërprerë papritur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme për shkak të "një situate të vështirë", siç njoftuan organizatorët gjatë një shfaqjeje kushtuar Michael Jackson. Më pas pasoi kaosi: në ekranet gjigante pranë Portës së Brandenburgut u shfaq fjala "Evakuim", ndërsa organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve përmes Instagramit të largoheshin "me qetësi dhe në mënyrë të rregullt" nga zona e Tiergartenit, "mundësisht në drejtim të stacionit qendror". Turma e madhe nisi të largohej nga parku ku më herët ishte zhvilluar marshimi festiv dhe paqësor në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Ishte një largim në errësirë, mes panikut dhe pa shumë informacion. Pjesëmarrësit nuk e dinin arsyen e evakuimit të menjëhershëm apo pse shfaqja ishte ndërprerë në mes. Më pas erdhi edhe konfirmimi i frikës më të madhe. Mediat lokale, mes tyre edhe Tagesspiegel, raportuan se rreth orës 22:00 kishte ndodhur një sulm: një furgon i bardhë ishte përplasur me shpejtësi të madhe mbi turmën në zonën e Lennéstrasse, duke shkaktuar një viktimë, një gru, sipas policisë së Berlinit cituar nga Der Spiegel, si edhe 16 të plagosur, disa prej tyre në gjendje shumë të rëndë. LEXO edhe...Një furgon përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, raportohet për disa të plagosur Mbi 40 zjarrfikës dhe dhjetëra ambulanca mbërritën në vendngjarje për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa zona u rrethua dhe parku u izolua gradualisht nga forcat e sigurisë. Sipas dëshmitarëve të cituar nga gazeta Bild, autori braktisi furgonin pasi përplasi turmën dhe u përplas me një pemë. Po sipas dëshmive, ai kishte edhe një armë të ftohtë me të cilën goditi disa persona të tjerë përpara se të arratisej në këmbë. Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, e cilësoi ngjarjen si "një sulm ndaj shoqërisë sonë të lirë dhe të hapur". Reagoi edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili deklaroi: "Do të punojmë me vendosmëri të plotë për të hetuar deri në fund këtë akt të neveritshëm dhe për të siguruar që autori të marrë dënimin që meriton." Hetimet dhe i dyshuari Autori i sulmit vijon të jetë në arrati. Policia bëri të ditur se ekziston një i dyshuar, Abdul B., 21 vjeç, i cili sipas autoriteteve njihet për lidhje me "rrethe islamiste". Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, ai ishte liruar nga një qendwr riedukimi për të rinj në maj të vitit 2026. Për ta gjetur në parkun e madh të Tiergartenit, që shtrihet për kilometra në perëndim të Portës së Brandenburgut, policia angazhoi edhe dronë dhe një helikopter. Megjithatë, dëshmitë mbi autorët janë kontradiktore. Disa persona kanë deklaruar se panë një burrë të veshur me të zeza. Zona përreth vendit të ngjarjes u izolua plotësisht dhe parku u kontrollua me kamera termike. Nuk është ende e qartë nëse autori i dyshuar ishte vetë drejtuesi i furgonit, por sipas gazetës Die Welt, automjeti ishte marrë me qira në emër të Abdul B. Pak pas orës 01:00 të natës, policia bastisi një apartament në lagjen Schöneberg, jo shumë larg vendit ku zhvillohej Pride. Sipas hetimeve, Abdul B. jetonte aty me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij. Një fqinj deklaroi për Die Welt se 21-vjeçari kishte muaj që mburrej se po përgatiste një sulm terrorist dhe shprehte vazhdimisht pakënaqësi për jetën e tij në Gjermani. Pavarësisht kërkimeve intensive, ai mbetet ende i zhdukur. Qindra mijëra persona kishin marshuar gjatë ditës në rrugët e kryeqytetit gjerman në kuadër të Paradës së Krenarisë. Festa u ndërpre vetëm për shkak të protestave të dhunshme të disa ekstremistëve të djathtë, të cilat detyruan policinë të kryente një arrestim. Berlini ka përjetuar edhe më parë një sulm të rëndë me automjet. Më 23 dhjetor 2016, terroristi islamik Anis Amri përplasi me një kamion tregun e Krishtlindjeve në Breitscheidplatz, në lagjen Charlottenburg. Nga ai atentat humbën jetën 12 persona, mes tyre edhe shtetasja italiane Fabrizia Di Lorenzo. Share Ora 10:29 Kishte një muaj që mburrej se po përgatiste një sulm, kush është 21-vjeçari që mori para turmën me furgon në Paradën e Krenarisë në Berlin Policia e Berlinit beson se ka identifikuar të paktën një person të dyshuar si autor të sulmit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Paradën e Krenarisë (Pride), ku një furgon u përplas me turmën, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 16 persona. Bëhet fjalë për Abdul B., një 21-vjeçar me shtetësi gjermane dhe origjinë libaneze. Ai ishte liruar në muajin maj nga një qendër rehabilitimi për të mitur dhe, sipas autoriteteve, njihej për lidhje me "rrethe islamiste".21-vjeçari, i lindur në Berlin, ka precedentë penalë për agresion dhe shantazh. Sipas përshkrimit të policisë, ai është rreth 1.90 metra i gjatë, trup i dobët, flokë të zinj dhe në momentin e sulmit kishte veshur një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha.I kishte rrëfyer një fqinji se po përgatiste sulminPak pas orës 01:00 të natës, policia bastisi një apartament në lagjen Schöneberg, jo shumë larg vendit ku po zhvillohej Pride. Sipas hetimeve, Abdul B. jetonte aty me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij.Një fqinj deklaroi për gazetën Die Ëelt se 21-vjeçari kishte muaj që mburrej se po përgatiste një sulm terrorist dhe shprehte vazhdimisht pakënaqësi për jetën e tij në Gjermani. Megjithatë, kur forcat e policisë mbërritën në apartament, ai rezultoi i boshatisur.Dyshime për motive fetare"Ky person është i njohur për forcat e rendit dhe ka lidhje me rrethe islamiste në Berlin", deklaroi zëdhënësi i policisë, Florian Nath.Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse Abdul B. ishte drejtuesi i furgonit apo nëse në sulm kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë. Automjeti, i cili u gjet bosh dhe i dëmtuar rëndë, është sekuestruar në vendngjarje."Çdo person që ka informacion për vendndodhjen aktuale të Abdul B. ftohet të kontaktojë portalin e policisë së Berlinit për denoncime ose të paraqitet në çdo komisariat policie", thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve.Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtorë, të cilët mund të jenë ende në arrati dhe të përfshirë në plagosje të tjera në kryeqytetin gjerman. Share SI.E./ReportTv.al parada e krenarise LGBTI gjermani Berlin abdul b Komento Komente Xhovan: 26/07/2026 10:31 shume lajm i trishte...prandaj eshte kaq i rendesishem krijimi i hapesirave te sigurta per personat lgbti Përgjigju Zari: 26/07/2026 11:13 Lajm u trishte???? Keta mostra po shkaterrojne idealet e familjet. Te kishte hequr qafe dhe disa te tjere do kish ber mire. Ti xhovan, shko dhe ti meqe paske kaq keqardhje per keta mostra te natyres. Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.2% Nuk e di 7.2% Vota total: 3251 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?