Lajme Zone
Fund dramatik me përmbysje në shtesë, Interi fiton duelin e çmendur
SportCNA

Fund dramatik me përmbysje në shtesë, Interi fiton duelin e çmendur

Inter ka regjistruar një fitore dramatike 2-1 me përmbysje ndaj Fiorentina-s në stadiumin "San Siro", në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Serie A. Pjesa e parë e takimit u dominua nga zikaltërit, por portieri i miqve, David de Gea, kreu disa ndërhyrje vendimtare për të ndalur gjuajtjet e Nicolo Barella, Marcus Thuram dhe Pio Esposito. Pavarësisht presionit të kampionëve në fuqi, ishte skuad

Inter ka regjistruar një fitore dramatike 2-1 me përmbysje ndaj Fiorentina-s në stadiumin "San Siro", në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Serie A. Pjesa e parë e takimit u dominua nga zikaltërit, por portieri i miqve, David de Gea, kreu disa ndërhyrje vendimtare për të ndalur gjuajtjet e Nicolo Barella, Marcus Thuram dhe Pio Esposito.

Pavarësisht presionit të kampionëve në fuqi, ishte skuadra e Fiorentinës ajo që kaloi në avantazh në minutën e 65-të falë një supergoli nga distanca të realizuar nga Alex Jimenez.

Reagimi i Inter ishte i furishëm, megjithëse fati nuk ishte me ta pasi Carlos Augusto goditi traversën në dy raste, fillimisht duke devijuar një goditje dënimi nga Hakan Calhanoglu dhe më pas me kokë nga një goditje këndi.

Atëherë kur dukej se miqtë do të merrnin tre pikët, sulmuesi Marcus Thuram gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91-të, duke mposhtur portierin kundërshtar përmes një goditjeje të saktë brenda zonës.

Situata dramatike kulmoi në minutën e 97-të, kur arbitri akordoi një penallti në favor të vendasve pas një faulli të shkaktuar nga Victor Valdepenas ndaj Thuram. Mesfushori Piotr Zielinski u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe realizoi golin e fitores, duke kompletuar kështu një përmbysje të çmendur në sekondat e fundit të shtesës.

Me këtë sukses, Inter rikthehet në krye të klasifikimit me 22 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 18-të me vetëm katër pikë pas disfatës së tretë radhazi në kampionat. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.