Lajme Zone
'Franca një ekip pa francezë'! Debate para gjysmëfinales Francë - Spanjë, Sanchez kundër ish-kryeministrit spanjoll: Le të fitojë futbolli dhe të humbasë racizmi
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Franca një ekip pa francezë'! Debate para gjysmëfinales Francë - Spanjë, Sanchez kundër ish-kryeministrit spanjoll: Le të fitojë futbolli dhe të humbasë racizmi

Nesër në orën 21:00 sipas kohës në Shqipëri, Franca dhe Spanja do të përballen në Arlington të Teksasit për të synuar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.

Një ditë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Francës, një debat politik ka zënë vend në qendër të vëmendjes pas deklaratave të ish-kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy për kombëtaren franceze. Kryeministri aktual i Spanjës, Pedro Sanchez, reagoi ashpër ndaj komenteve të Rajoy, të cilat u interpretuan si ksenofobe dhe raciste. Në një postim në rrjetin social X, Sanchez mbrojti vlerat e përfshirjes dhe respektit. LEXO edhe...Botërori 2026/ Lionel Messi para sfidës me Anglinë: Ndeshje e veçantë, nuk jam përballur kurrë me ta! Policia shton masat përpara gjysmëfinales “Spanja u përket atyre që e duan dhe punojnë për të, jo atyre që e çnderojnë me deklarata ksenofobe. Francë, shihemi në gjysmëfinale. Le të fitojë skuadra më e mirë dhe të humbasë racizmi”, shkroi ai. Reagimi erdhi pasi Rajoy, në një artikull të botuar në gazetën El Debate, vlerësoi cilësinë e kombëtares franceze, por shtoi një koment që shkaktoi polemika. “Franca është një ekip i nivelit të lartë. Megjithatë, ata nuk kanë asnjë lojtar francez në radhët e tyre”, shkroi ish-kryeministri spanjoll. Deklarata u kritikua gjerësisht nga figura politike në Francë. Kreu i Partisë Socialiste, Olivier Faure, theksoi se identiteti francez nuk përcaktohet nga origjina apo ngjyra e lëkurës. “Franca nuk është një komb etnik, nuk ka ngjyrë lëkure apo fe. Është një komb politik i bashkuar rreth motos republikane”, deklaroi Faure. Në të njëjtën linjë reagoi edhe lideri i Partisë Komuniste Franceze, Fabien Roussel, i cili i cilësoi fjalët e Rajoy si një shprehje të hapur të racizmit ndaj kombëtares franceze. Pedro Sanchez ritheksoi se përkatësia ndaj një vendi nuk matet me mbiemrin, vendin e lindjes apo ngjyrën e lëkurës, por me kontributin dhe përkushtimin ndaj shoqërisë. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/ReportTv.al Mariano Rajoy Pedro Sánchez Franca Spanja spanje FIFA Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.4% Jo! 18.7% Disi! 3% Vota total: 3937 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?