Studentët kanë zgjedhur një formë simbolike të rezistencës gjatë protestës, duke u ulur këmbëkryq në rrugë, përballë autobotit të ujit të Policisë së Shtetit. Përballë forcave të policisë dhe shoqërimeve të dhunshme, të rinjtë kanë qëndruar të ulur, duke përcjellë një mesazh kundërshtimi përmes një akti paqësor.
Disa minuta më parë, situata u tensionua pasi efektivët ndërhynë për të arrestuar të rinjtë të cilët po protestojnë prej 4 ditësh në kryeqytet dhe në rrethe. Kërkesa e tyre kryesore është artikuluar qartë: dorëheqja e kryeministrit Rama. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

