Lajme Zone
Fotoja e Macron me Jet Ski në plazh “çmend” francezët, mediat në Francë: Vera e fundit në krye
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Fotoja e Macron me Jet Ski në plazh “çmend” francezët, mediat në Francë: Vera e fundit në krye

Fotot e Presidentit francez Emmanuel Macron me Jet Ski gjatë pushimeve në rivierën franceze kanë shkaktuar kritika të forta nga opozita në Francë, por duke nxitur edhe reagime në media.

Fotot e Presidentit francez Emmanuel Macron me Jet Ski gjatë pushimeve në rivierën franceze kanë shkaktuar kritika të forta nga opozita në Francë, por duke nxitur edhe reagime në media. Imazhet, të publikuara nga revista Paris Match, tregojnë Macron gjatë qëndrimit të tij në Fort Brégançon, rezidenca verore presidenciale. Në kopertinën e revistës, fotot shoqërohen me titullin “Vera e fundit në krye”, në një referencë për përfundimin e mandatit të dytë dhe të fundit të Macron në Pallatin Élysée vitin e ardhshëm.

Krahas fotove, revista ka publikuar edhe imazhe të presidentit duke praktikuar aktivitete të tjera sportive, përfshirë surf me pedale.

Sipas raportit shoqërues, pushimet e Macron kanë edhe një aspekt pune, pasi në rezidencën presidenciale është ngritur një zyrë dhe presidenti vijon të zhvillojë kontakte telefonike gjatë ditëve të qëndrimit atje.

Megjithatë, publikimi i fotove ka nxitur reagime nga figura të opozitës, të cilat e kanë kritikuar presidentin për mënyrën se si po kalon pushimet në një periudhë të vështirë për vendin.

Udhëheqësja e të Gjelbërve, Marine Tondelier, tha se ndërsa francezët po përballen me një “verë zbulese”, presidenti po përdor pushimet për një lloj promovimi personal.

Edhe lideri socialist Olivier Faure e kritikoi Macron, duke argumentuar se pamjet përcjellin një mesazh të gabuar në një kohë kur Franca po përballet me temperatura të larta dhe vështirësi të tjera.

“Gjatë një vale të nxehti, ndërsa Franca po digjet dhe kur shumë francezë nuk kanë mundësi të shkojnë me pushime, presidenti po argëtohet në një motor uji në Bregançon”, deklaroi Faure.

Kritika erdhën edhe nga senatori komunist Pierre Ouzoulias, i cili i cilësoi fotot si “të papërshtatshme”. Sipas tij, Macron do të duhej të ishte pranë ekipeve të emergjencave dhe zjarrfikësve në zonat e prekura nga zjarret.

Nga ana tjetër, Paris Match e përshkruan qëndrimin e Macron në Fort Brégançon si pushime të “fokusuara në punë”. Përveç angazhimeve telefonike, revista shkruan se axhenda e presidentit përfshin edhe aktivitete sportive, si boksi dhe vrapimi. Top Channel