Ky është 21-vjeçari shqiptar, Eduart Xhani, i cili vrau nënën e tij 39-vjeçare, Meleqe Lusha dy ditë më parë, në banesën tyre në Chiari të Breacias, në Itali. Sipas mediave italiane, i riu e goditi rreth 10 herë me thikë nënën e tij. Pas krimit, ai u largua me makinë, por disa orë më vonë vendosi të paraqitej në polici dhe të dorëzohej. LEXO edhe...Tragjike në Itali/ E zuri poshtë porta metalike, ndërron jetë biznesmeni shqiptar (EMRI) Ndërkohë, autoritetet italiane dyshojnë se 21-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye, pritet t'i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik, për të përcaktuar gjendjen e tij. Hetuesit bëjnë me dije se Eduart Xhani nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte motivin e vrasjes, ndërsa mësohet se nuk kishte shfaqur pakënaqësi ndaj nënës së tij. “Ai ka qenë gjithmonë një djalë i mirë. Shpesh e shihja të ecte drejt stacionit për të shkuar në punë”, është shprehur një ish-fqinj, i cili shton se nuk kishte vënë re asnjë problem apo shqetësim tek i riu. Edhe një tjetër fqinj e ka përshkruar Meleqe Lushën si një grua të sjellshme dhe të dashur. “Ajo ishte një grua shumë e ëmbël, e sjellshme, njësoj si djali i saj. Jemi pa fjalë. Ata janë njerëz të mirë. Nuk e di se si ndodhi kjo”, është shprehur pronari i një dyqani në qendër të qytetit. Ai ka bërë gjithashtu të ditur se do të organizojë një mbledhje fondesh në ndihmë të familjes Lusha. A.C/SI.E./ReportTv.al Eduart Xhani Meleqe Lusha itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.8% Veliajn 23% Asnjërin 21.2% Vota total: 548 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

