Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Cristiano Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë në moshën 41-vjeçare: Për 23 vite pata privilegjin dhe përgjegjësinë të mbaja fanellën me numrin 7 (VIDEO)


Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një karriere historike me fanellën e përfaqësueses.

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një karriere historike me fanellën e përfaqësueses. 41-vjeçari e bëri të ditur vendimin ditën e sotme, përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku lexoi një letër drejtuar tifozëve të tij. LEXO edhe...‘Tripletë’ për 15 minuta, Cristiano Ronaldo i pamëshirshëm! I afrohet shifrës jubilare të 1000 golave (VIDEO) “Ka ardhur dita që t’ia dorëzoj fanellën me numrin 7 të kombëtares sonë”, u shpreh Ronaldo, duke iu referuar numrit ikonik që ka mbajtur për 23 vite. “Unë kurrë nuk kam menduar se ajo më përkiste vetëm mua. Por për 23 vite, pata privilegjin dhe përgjegjësinë për ta mbajtur atë”, shtoi ylli portugez. Ronaldo e mbyll aventurën me Portugalinë si futbollisti me më shumë paraqitje dhe gola në historinë e kombëtares. Ai ka zhvilluar 234 ndeshje dhe ka shënuar 146 gola me fanellën portugeze. Tërheqja e tij shënon fundin e një epoke për futbollin portugez, pas 23 vitesh në të cilat ai ishte një nga figurat kryesore të përfaqësueses. A.C/A.Hl/ReportTv.al cristiano ronaldo Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 556 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?