Mbledhja e sotme e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik u shoqërua me debate mes deputeteve të mazhorancës dhe opozitës për dhunën gjatë protestave dhe trajtimin e protestuesve nga policia. Deputetja demokrate Greta Bardeli kërkoi që në komision të thirren për raportim ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë, duke ngritur shqetësimin për praninë e mjeteve të ushtrisë në bulevard gjatë protestave dhe për dhunën që, sipas saj, policia kishte ushtruar ndaj vajzave protestuese. LEXO edhe...Studentët çojnë në Kushtetuese paketën 'antidhunë', kërkojnë pezullimin e akteve të qeverisë “Kush e dha urdhrin për dhunë ndaj vajzave dje në bulevard? Duhet të dalim me një reagim dhe të dënojmë dhunën që është ushtruar ndaj protestuesve”, deklaroi Bardeli. Por deputetja socialiste Kiduina Zaka kundërshtoi mënyrën se si opozita po e paraqiste situatën, duke thënë se dhuna ishte ushtruar edhe nga protestuesit ndaj policisë. “Duket sikur jetojmë në universe paralele. Duhet të dënojmë dhunën nga secila palë që vjen. Policia nuk është as e PS-së dhe as e PD-së. Në derën e këtij institucioni janë dhunuar deputete të këtij Kuvendi, një prej tyre kam qenë dhe unë”, tha Zaka. Debati mes dy deputeteve vijoi, ndërsa Zaka kërkoi vendosjen e një standardi të ri për dënimin e dhunës ndaj përfaqësuesve politikë. “Janë sulmuar vetëm deputete të PS-së. Asnjë nga PD-ja nuk është përndjekur në mënyrë të shëmtuar, siç janë përndjekur ato të PS-së. Ke të drejtë të protestosh, nuk ta mohon askush, por jo të cenosh dinjitetin e dikujt”, u shpreh ajo. Bardeli iu përgjigj duke kërkuar sërish një qëndrim për dhunën ndaj vajzave protestuese. “E dënoni apo jo dhunën ndaj vajzave dje? Kur jeni ndjerë e kërcënuar, mund të denonconit. Ju sot u viktimizuat. Kur pushteti frikësohet nga qytetarët dhe studentët, përgjigjet gjithmonë me dhunë”, deklaroi deputetja demokrate. Në këtë diskutim, Iris Luarasi foli edhe për një episod dhune verbale ndaj saj, duke shpjeguar përse kishte zgjedhur të mos denonconte dy vajza të reja. Ajo theksoi se komisioni duhet të mbajë qëndrim kundër çdo forme dhune, pavarësisht se ndaj kujt ushtrohet. "Nuk duhet të lejojmë asnjë lloj dhune, duhet të kishim ngritur stekën të gjithë që kur filloi dhuna verbale, unë isha vet pjesë e saj dhe nuk mund të ngrija unë zërin. Kur flitet për dhunë, duhet të mbajmë qëndrim, të vihen vija të kuqe, kundër cdo lloj dhune ndaj përfaqësuesve të politikës. Nuk e denoncova se më erdhi keq të denoncoja 2 vajza 20 e ca vjece dhe të kishin rekord për dhunë, porn ë raste të tjera duhet të reagojmë. Protetsta nuk duhet të bëhet me dhunë, askujt nuk I vjen asnjë e mirë nga dhuna. Detyra e këtij komisioni është të dënojë cdo formë dhune ndaj përfaqësuesve të politikës." tha Luarasi. U.D/ReportTv.al greta bardeli Kiduina Zaka protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 556 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
