Lajme Zone
Fluksi në Aeroportin e Tiranës/ Rama: 1.7 milionë pasagjerë vetëm në gusht
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fluksi në Aeroportin e Tiranës/ Rama: 1.7 milionë pasagjerë vetëm në gusht

TIRANË– Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord të trafikut gjatë sezonit veror. Sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri Edi Rama, vetëm gjatë muajit gusht, deri më 27 të muajit, aeroporti ka përpunuar 1.717 milionë pasagjerë.

Një rekord i ri është shënuar më 17 gusht, kur në aeroport u përpunuan 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme.

Edhe muaji korrik ka shënuar një rritje të ndjeshme të trafikut. Gjatë këtij muaji, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milionë pasagjerë, ose 28.1% më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas Ramës, rritja e trafikut në aeroportin e Tiranës është reflektuar edhe në raportet europiane të aviacionit. Kryeministri thotë se Organizata Europiane e Aviacionit Civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha.

“Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milion pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht. Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme.

Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në raportin e saj të prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha”, shkruan ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet