Lajme Zone
“Flamingo Mirror”, dyndje kërkimesh…dhe sulmesh/ Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Flamingo Mirror”, dyndje kërkimesh…dhe sulmesh/ Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

Mbi 127 mijë kërkime janë regjistruar në 24 orët e para nga lançimi i “Flamingo Mirror”, platformës së re të qeverisë për transparencën e projekteve publike.

Mbi 127 mijë kërkime janë regjistruar në 24 orët e para nga lançimi i “Flamingo Mirror”, platformës së re të qeverisë për transparencën e projekteve publike.

Të dhënat janë bërë publike këtë të diel nga Kryeministri Edi Rama, një ditë pasi platforma u prezantua zyrtarisht.

Sipas shifrave të publikuara, në 24 orët e para janë regjistruar 3 mijë e 397 kërkime për faqe, ndërsa qytetarët kanë dërguar 49 pyetje të reja përmes platformës. Por krahas interesit të përdoruesve, qeveria ka raportuar edhe tentativa për sulme kibernetike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Rama, janë identifikuar 122 sulme nga 32 adresa të huaja, të cilat, sipas qeverisë, janë zmbrapsur pa shkaktuar dëme në platformë.

“Flamingo Mirror” u prezantua një ditë më parë si një hapësirë dixhitale ku qytetarët mund të konsultojnë dokumentet zyrtare të projekteve qeveritare dhe të marrin përgjigje përmes Inteligjencës Artificiale.

Dosja e parë e publikuar në platformë është ajo e projektit Sazan-Zvërnec. Rama tha gjatë prezantimit se dokumentet e reja që do t’i bashkohen dosjes do të publikohen në platformë sapo të jenë të disponueshme.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu publikimin e dosjeve për projektin e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe aksin Milot-Balldren.

Platforma pritet të zgjerohet edhe me module të tjera të Inteligjencës Artificiale, ndërsa qeveria e ka prezantuar “Flamingo Mirror” si një mekanizëm për t’i dhënë qytetarëve akses të drejtpërdrejtë në dokumentet dhe informacionin mbi projektet publike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet “Flamingo Mirror”aEdi Rama