Ilustrim Luftërat moderne nuk përfjnë vetëm përmes triumfit në fushën e betejës, por kur palët arrijnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në kushte që i bëjnë të gatshme të ndalin luftimet... Fitorja ushtarake është një ide joshëse. Një fushatë e shkurtër dhe e dhunshme, që mposht kundërshtarin, premton përfitime me një kosto të përballueshme. Administrata Trump priste një rezultat të tillë në Iran në shkurt 2026. Qeveria e Benjamin Netanyahut e kërkoi atë në Gaza në tetor 2023, e më pas në Liban dhe Iran. Presidenti rus Vladimir Putin supozoi se pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 do t’i sillte një rezultat të tillë.
Shumë kritikë të politikës amerikane në Afganistan dhe Irak e përshkruajnë rezultatin e këtyre luftërave si dështim për të arritur fitore ushtarake, duke i krahasuar ato me rezultatet vendimtare në fushën e betejës gjatë Luftës së Gjirit të viteve 1990–1991 dhe Luftës së Dytë Botërore. Deri vonë, edhe debati mbi ndihmën amerikane për Ukrainën përfshinte thirrje të shumta që Perëndimi ta ndihmonte Kievin të arrinte fitore ushtarake, ndërsa negociatat shpesh paraqiteshin si politikë lëshimesh.
Megjithatë, ata që përdorin termin “fitore ushtarake” rrallë e përkufizojnë atë. “Fitorja” nënkupton arritjen e objektivave politike për të cilat një shtet hyn në luftë. Por shprehja “fitore ushtarake” nënkupton diçka më shumë: që këto objektiva sigurohen përmes luftimeve dhe jo në tryezën e negociatave.
Negociatat kërkojnë kompromis dhe mund të zvarriten deri në konsumimin e vullnetit politik. Fitorja në fushën e betejës, përkundrazi, premton një kundërshtar të gjunjëzuar, pa alternativë tjetër përveç pranimit të kushteve të fituesit dhe të afateve të tij. Pikërisht ky premtim e bën konceptin kaq tërheqës.
Por, sipas analizës së publikuar në ForeignAffairs, ideja e fitores ushtarake është një mit i rrezikshëm. Luftërat moderne përfjnë me marrëveshje të negociuara; bisedimet nuk janë thjesht alternativa e dytë kur lufta dështon. Që një konflikt të marrë fund, të dyja palët duhet të vendosin të ndalin luftimet dhe ky vendim kërkon gjithmonë një formë pazari politik.
Shkatërrimi ushtarak ka rëndësi. Ai është pikërisht ajo që e dallon luftën nga politika në kohë paqeje. Por funksioni i forcës është të ndryshojë kushtet e marrëveshjes së ardhshme, jo të zhdukë kundërshtarin, diçka që ndodh jashtëzakonisht rrallë.
Besimi te fitorja ushtarake ka shtyrë vazhdimisht qeveritë të nisin ose të zgjasin luftëra mbi supozime të gabuara për mënyrën se si ato do të përfjnë. Administrata Trump besoi se përdorimi i forcës mund ta detyronte Iranin të dorëzohej pa kushte; në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara u gjendën në një ngërç. Bindja e qeverisë Netanyahu se mund ta mposhtë Hamasin vetëm ushtarakisht e ka zgjatur luftën në Gaza. Ndërsa pritshmëria e Putinit për një fitore në fushën e betejës i ka futur Rusinë dhe Ukrainën në një luftë pa një rrugëdalje të dukshme.
Nëse udhëheqësi kinez Xi Jinping bën të njëjtin gabim, një sulm kundër Tajvanit mund ta përfshijë Pekinin në një konflikt shumë më të lehtë për t’u nisur sesa për t’u përfunduar. Edhe Shtetet e Bashkuara, nëse supozojnë se mund të arrijnë një fitore të pastër ushtarake kundër Kinës, mund të përfjnë të konsumuar nga një konflikt që nuk mund ta mbyllin lehtë.
Kartagjena ishte përjashtimi
Asnjë luftë moderne nuk e ka shkatërruar plotësisht aftësinë e kundërshtarit për të rezistuar. Një palë mund të vazhdojë të luftojë edhe pasi ushtria e saj është mundur në fushën e betejës ose kryeqyteti është pushtuar. Për ta përfunduar luftën, duhet t’u ofrohen luftëtarëve të mbijetuar kushte që ata i konsiderojnë më të pranueshme sesa vazhdimi i rezistencës.
Alternativa e vetme është asgjësimi fizik i kundërshtarit. Roma iu afrua kësaj kur përfi Luftën e Tretë Punike duke skllavëruar qytetarët e mbijetuar të Kartagjenës. Por asnjë luftë e epokës moderne nuk e ka përmbushur këtë kriter.
Që nga përfundimi i Luftërave Napoleonike më 1815, palët e mundura në luftërat mes shteteve kanë humbur mesatarisht një pjesë relativisht të vogël të forcave të tyre përpara se të pranonin humbjen. Me fjalë të tjera, shtetet zakonisht pranojnë kushte të pafavorshme shumë kohë përpara se t’u shterojë aftësia fizike për të vazhduar luftën.
Marrëveshjet që mbyllin luftërat mund të jenë të drejtpërdrejta ose të heshtura. Armëpushimi i Luftës së Koresë dhe Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 janë shembuj negociatash të drejtpërdrejta. Në raste të tjera, palët përdorin veprime, kërcënime dhe deklarata për të sinjalizuar se cilat kushte janë të gatshme të pranojnë.
Lufta e Gjirit e viteve 1990–1991 është një shembull. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja shpalli një armëpushim të njëanshëm dhe forcat irakiane ndalën luftimet. Saddam Husseini e kuptoi se vazhdimi i rezistencës mund të sillte avancimin e mëtejshëm të koalicionit, ndoshta deri në Bagdad. Ndërkohë, armëpushimi i sinjalizoi se forcat amerikane dhe aleate nuk do të vazhdonin avancimin nëse Iraku ndalte luftën.
Rezultati favorizoi qartësisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre: Kuvajti u çlirua. Saddam Husseini ruajti regjimin, por humbi pushtimet dhe u përball me kufizime të reja.
Kjo ishte një fitore e qartë, por nuk erdhi nga shkatërrimi i aftësisë së Irakut për të rezistuar. Ushtria irakiane kishte ende qindra mijëra ushtarë dhe mund të vazhdonte luftën.
Lufta e vitit 2003 tregoi dallimin. Ushtria e rregullt irakiane u shpërbë shpejt dhe Bagdadi ra, por konflikti nuk përfi. Shumë ish-ushtarë dhe mbështetës të regjimit baathist vazhduan rezistencën përmes luftës guerile. Ata e konsideruan të papranueshme alternativën politike që u ofrohej dhe zgjodhën të luftonin.
Afganistani ofron një shembull të ngjashëm. Deri në mesin e vitit 2002, SHBA-ja kishte rrëzuar regjimin taleban, kishte marrë Kabulin dhe kishte detyruar drejtuesit e talebanëve të largoheshin nga vendi. Megjithatë, talebanët nuk i pranuan kushtet politike të rendit të ri dhe vazhduan luftën. Në vitin 2021 ata rimorën Kabulin dhe rivendosën pushtetin.
Kjo nuk do të thotë se efektiviteti ushtarak nuk ka rëndësi. Luftimet ndryshojnë raportin e forcave dhe pritshmëritë për kostot e ardhshme. Suksesi ushtarak mund t’i bëjë negociatat më produktive, por nuk i zëvendëson ato.
Kushtet e dorëzimit
Lufta e Dytë Botërore përmendet shpesh si shembulli më i fortë i fitores së plotë ushtarake. Megjithatë, argumenti është se as Gjermania naziste dhe as Japonia perandorake nuk humbën plotësisht aftësinë për të vazhduar rezistencën.
Kur Japonia u dorëzua në gusht 1945, ajo kishte ende miliona ushtarë të armatosur dhe të organizuar. Forcat japoneze nuk mund të rimerrnin territoret e humbura, por mund t’u shkaktonin aleatëve humbje shumë të mëdha gjatë një pushtimi të ishujve japonezë.
Tokio synonte pikërisht ta përdorte këtë perspektivë për të siguruar kushte më të favorshme.
Deklarata e Potsdamit e 26 korrikut 1945 kërkonte “dorëzim pa kushte”, por në praktikë përcaktonte disa kushte konkrete. Japonia do të ruante sovranitetin mbi ishujt e saj kryesorë, ushtarët do të ktheheshin në shtëpi dhe vendi do të ruante një pjesë të kapaciteteve ekonomike.
Çështja më e rëndësishme ishte e ardhmja e perandorit Hirohito. Brenda administratës amerikane kishte mosmarrëveshje nëse ai duhej ndjekur penalisht apo të lejohej të qëndronte në fron. Deklarata përfundimtare nuk e përmendi drejtpërdrejt fatin e tij. Tokio e interpretoi heshtjen si sinjal se monarkia mund të mbijetonte. Hirohito mbeti perandor deri në vdekjen e tij më 1989.
Pra, dorëzimi japonez ishte jashtëzakonisht i njëanshëm, por jo plotësisht pa kushte.
Edhe Gjermania kishte ende më shumë se tre milionë ushtarë të armatosur kur u dorëzua në maj 1945. Ushtria gjermane mund të ishte shpërndarë dhe të vazhdonte një rezistencë guerile. Brenda rrethit të Hitlerit madje ekzistonin plane për një skenar të tillë.
Megjithatë, pasardhësit e tij vendosën se kushtet e ofruara nga aleatët ishin më të pranueshme sesa vazhdimi i një lufte të dëshpëruar.
Edhe kushtet e pasluftës ndryshuan gjatë konfliktit. Plani Morgenthau parashikonte dobësimin e përhershëm ekonomik dhe industrial të Gjermanisë. Kur plani u bë publik, propaganda naziste e përdori atë për të nxitur rezistencën. Aleatët më pas e zbutën pozicionin e tyre dhe hoqën dorë nga disa prej masave më ekstreme.
Gjermania humbi luftën në mënyrë të padiskutueshme, u pushtua dhe mbeti e ndarë për 45 vjet. Megjithatë, edhe ky rezultat përmbante elemente të një marrëveshjeje të imponuar, por të pranueshme për palën e mundur.
Pa marrëveshje nuk ka paqe
Asnjë luftë nuk mund të përfjë pa kushte që kundërshtari është i gatshëm t’i pranojë, pavarësisht epërsisë ushtarake të palës tjetër.
Ky dallim ka pasoja praktike. Nëse udhëheqësit e shohin negocimin vetëm si alternativë ndaj fitores, ata mund të refuzojnë mundësi diplomatike që do ta shkurtonin luftën ose do të sillnin një rezultat më të favorshëm.
Pas rënies së Kabulit, përfaqësues të regjimit të mëparshëm taleban kërkuan një marrëveshje që do t’u jepte status ligjor dhe rol në Afganistanin e ri. Administrata e George W. Bushit, duke besuar se kishte arritur fitore ushtarake, i refuzoi këto përpjekje dhe mbështeti krijimin e një qeverie që i përjashtonte talebanët.
Pasuan dy dekada luftë, dhjetëra mijëra të vdekur, shpenzime prej triliona dollarësh dhe, në fund, rikthimi i talebanëve në pushtet.
Një problem i ngjashëm shfaqet në luftën e administratës Trump me Iranin. Shtëpia e Bardhë formuloi disa objektiva, por e ndërtoi fushatën mbi synimin për ta detyruar Iranin të dorëzohej pa kushte, jo mbi krijimin e avantazhit për negociata. Kjo qasje, argumenton autori, e ka lënë Uashingtonin pa një strategji të qartë për përfundimin e konfliktit.
Edhe lufta në Ukrainë ilustron të njëjtin problem. Putin nisi një luftë pa një mënyrë të realizueshme për ta përfunduar shpejt dhe me kosto të ulët. Kur plani fillestar rus dështoi në pranverën e vitit 2022, Kremlini zgjodhi përshkallëzimin në vend të rikthimit te negociatat.
Aneksimi i katër rajoneve ukrainase që Rusia nuk i kontrollonte plotësisht ia kufizoi më tej Moskës hapësirën për kompromis.
Sipas analizës, asnjë strategji realiste amerikane apo evropiane nuk mund ta përfnte luftën pa pranimin e Putinit. Edhe me mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës, Ukraina nuk mund të arrinte një “fitore ushtarake” në kuptimin e eliminimit të aftësisë së Rusisë për të vazhduar luftën.
Prandaj, Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane duhej ta kishin trajtuar konfliktin që në fillim si një luftë potencialisht të gjatë, që kërkonte mobilizim të qëndrueshëm industrial dhe jo vetëm paketa afatshkurtra ndihme.
Një zakon i kushtueshëm
Keqkuptimi i mënyrës se si përfjnë luftërat mund të prodhojë edhe operacione ushtarake të projektuara keq.
Nëse lufta përfn përmes një marrëveshjeje, atëherë qëllimi racional i luftimeve është përmirësimi i kushteve të asaj marrëveshjeje. Megjithatë, sipas autorit, politikëbërësit amerikanë rrallë e lidhin strategjinë e negociatave me planifikimin e operacioneve ushtarake.
Edhe struktura e forcave të armatosura amerikane mbështetet në një masë të konsiderueshme te supozimi i luftërave të shkurtra dhe vendimtare. Rezervat e municioneve janë të kufizuara, përgatitjet për rindërtimin e një force profesionale pas humbjeve të mëdha janë modeste dhe mirëmbajtja e pajisjeve rezervë mbetet problematike.
Kjo qasje sakrifikon qëndrueshmërinë afatgjatë për fuqinë goditëse afatshkurtër dhe mbështetet te supozimi se shkatërrimi i forcave të kundërshtarit do ta përfjë shpejt konfliktin.
I njëjti paralajmërim vlen për Kinën. Pekini nuk duhet të supozojë se një operacion i shpejtë kundër Tajvanit do ta përfnte domosdoshmërisht luftën. Kohëzgjatja e një konflikti të tillë do të varej edhe nga vendimet e Tajpeit dhe Uashingtonit, vendime mbi të cilat Kina mund të ushtrojë ndikim, por jo kontroll absolut.
Edhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të supozojnë se një arsenal relativisht i kufizuar armësh të sofistikuara do ta mposhte shpejt Kinën. Nëse Pekini vendos të vazhdojë luftën, konflikti mund të zgjasë pavarësisht fuqisë së zjarrit amerikane.
Një luftë për Tajvanin, për rrjedhojë, nuk mund të analizohet vetëm duke numëruar anijet, raketat dhe avionët. Rezultati do të varej gjithashtu nga gatishmëria e Tajvanit për t’i bërë ballë bombardimeve dhe bllokadës, nga llogaritjet politike të Xi Jinpingut për koston e një konflikti të zgjatur dhe nga motivimi i forcave kineze në një luftë të përmasave që ato nuk e kanë përjetuar prej dekadash.
Këto elemente janë më të vështira për t’u matur sesa arsenalet, por mund të jenë po aq vendimtare për mënyrën se si përfn lufta.
Forca ushtarake nuk mund t’ia heqë plotësisht kundërshtarit aftësinë për të zgjedhur. Udhëheqësit që e shpërfillin këtë fakt rrezikojnë të nisin luftëra që më pas nuk dinë si t’i përfjnë. Ata gjithashtu ndërtojnë ushtri dhe strategji të papërshtatshme për konfliktet reale që përfjnë duke zhvilluar. /Përshtati Pamfleti nga ForeignAffairs/ luftra miti shba rusia kina Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota “Mos flisni hebraisht në vende të mbipopulluara”, alarmi i Izraelit para 7 tetorit 6 Tetor 2026, 18:5318:53Rajoni dhe Bota Nga sanksionet te biznesi miliardësh, kthesa e Trump me Dodik 6 Tetor 2026, 17:5717:57Rajoni dhe Bota Nga lufta e Ukrainës te lufta e drogës, kartelet kërkojnë “armën” që po ndryshon frontin 6 Tetor 2026, 17:5017:50Rajoni dhe Bota Sa të rrënuara janë shkollat franceze dhe sa e keqe është pabarazia në sistemin arsimor? 6 Tetor 2026, 16:5316:53Rajoni dhe Bota Çfarë ndodhi në institutin e murtajës në Siberi? Rubio kërkon përgjigje nga Rusia 6 Tetor 2026, 16:3716:37Rajoni dhe Bota Nga Finlanda në Bullgari, NATO përgatit mbrojtjen nga Rusia: Çfarë parashikon “Teoria e Fitores” 6 Tetor 2026, 16:3016:30Rajoni dhe Bota

