Lajme Zone
Fitoi para në 'Kush do të bëhet milioner?' dhe i investoi për kurse, 24 vite më vonë trajneri drejton në Champions League
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fitoi para në 'Kush do të bëhet milioner?' dhe i investoi për kurse, 24 vite më vonë trajneri drejton në Champions League

Në vitin 2002 fitoi afro 3 mijë euro në një spektakël televiziv. Trajneri Valdas Dambrauskas do të drejtojë Sabah Baku në Champions League.

Nga një konkurs televiziv te skena më prestigjioze e futbollit europian. Historia e trajnerit lituanez Valdas Dambrauskas (49 vjeç) është një prej atyre rrëfimeve që tregojnë se një ëndërr, nëse ndiqet me këmbëngulje, mund të të çojë shumë më larg nga sa e imagjinon. Në vitin 2002, Dambrauskas mori pjesë në versionin lituanez të spektaklit “Kush do të bëhet milioner?”, ku arriti të fitonte 4 mijë litas lituanezë, një shumë që sot do të ishte rreth 3 mijë euro. Në vend që t’i shpenzonte për luks apo nevoja personale, ai vendosi t’i investonte në atë që kishte më shumë rëndësi për të, ëndrrën për t’u bërë trajner futbolli. Në atë kohë, Dambrauskas nuk kishte luajtur kurrë futboll në nivel profesionist. Megjithatë, kjo nuk e pengoi të ndiqte rrugën që kishte zgjedhur. Së bashku me të dashurën e tij u transferua në Angli, ku një pjesë e konsiderueshme e parave të fituara në spektakël shkoi për udhëtimin dhe akomodimin. Pas mbërritjes, çifti kishte para vetëm për rreth një muaj. LEXO EDHE:Conference League/ Egnatia mëson rivalët në fazën e ligës, 'peshkon' Bragën! Të gjitha përballjet e 36 skuadrave (FOTO) Për të siguruar jetesën, Dambrauskas nisi të punonte në sektorin e shitjeve. Në të njëjtën kohë, ai mësonte gjuhën angleze, ndiqte kurse për trajnerë dhe studionte shkenca sportive dhe trajnim në 'London Metropolitan University'. Hapat e parë në pankinë nuk i hodhi në futbollin profesionist, por në nivele shumë më modeste. Ai mori drejtimin e Kingsbury London Tigers, një skuadër që militonte në kategorinë e nëntë të futbollit anglez. Por rruga e tij ishte vetëm në fillim. Me kalimin e viteve, Dambrauskas u ngjit gradualisht në hierarkinë e futbollit. Ai punoi në strukturat e Fulham dhe Brentford, ndërsa pas diplomimit në vitin 2009 mori drejtimin e kombëtares U-17 të Lituanisë. Karriera e tij vijoi më pas me eksperienca në disa vende të Europës. Ai drejtoi skuadra si Ekranas dhe Zalgiris në Lituani, Ludogorets në Bullgari dhe Hajduk Split në Kroaci, ndërsa ka punuar gjithashtu në Greqi, Qipro dhe Hungari. Tashmë, në moshën 49-vjeçare, rrugëtimi i nisur me afro 3 mijë euro të fituara në një spektakël televiziv ka mbërritur në pikën më të lartë. Skuadra e tij aktuale, Sabah Baku FC, kampione në fuqi e Azerbajxhanit, siguroi kualifikimin në fazën e ligës së Champions League pas një përmbysjeje spektakolare në play-off. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Hapoel, Sabah triumfoi 5-2 pas kohës shtesë në sfidën e kthimit, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Kështu, më shumë se dy dekada pasi vendosi të rrezikonte gjithçka për të ndjekur ëndrrën e tij, Dambrauskas tashmë do të ulet në pankinë në skenën më të madhe të futbollit europian. Ai nuk u bë milioner nga spektakli televiziv. Por ato që fitoi i dhanë diçka shumë më të vlefshme, mundësinë për të nisur rrugëtimin drejt ëndrrës së tij. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Valdas Dambrauskas champions league uefa Sabah Baku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5316 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?