Lajme Zone
Boks/ Nelson Hysa ngjitet sot në ring, shkodrani sfidohet në Londër nga norvegjezi i pamposhtur Thomas Narmo
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Boks/ Nelson Hysa ngjitet sot në ring, shkodrani sfidohet në Londër nga norvegjezi i pamposhtur Thomas Narmo

Sfida e boksierit shkodran pritet të fillojë pas orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në varësi të përballjeve të tjera.

Nelson Hysa rikthehet sonte në ring në një prej skenave më prestigjioze të boksit evropian. Boksieri shqiptar do të përballet me norvegjezin e pamposhtur Thomas Narmo, në “O2 Arena” të Londrës. Hysa vjen në këtë përballje me një rekord perfekt, 24 fitore në 24 ndeshje, ndërsa 22 prej tyre i ka siguruar me nokaut (K.O). Edhe kundërshtari i tij nuk njeh humbjen, me Narmon që ka bilanc prej 14 fitoresh në 14 takime. Boksieri shqiptar, 41 vjeç, renditet aktualisht në vendin e gjashtë në WBA dhe të 11-in në WBO, ndaj një paraqitje bindëse në Londër mund t’i japë një shtysë të rëndësishme karrierës së tij dhe ta afrojë me përballjet e mëdha. LEXO EDHE:Maida Lozi kampione e Evropës, peshëngritësja shqiptare shkëlqen me dy medalje ari dhe një argjendi “Kam ardhur këtu për të treguar veten dhe për të përfaqësuar Shqipërinë. Është koha ime të rikthehem dhe t’i sfidoj emrat e mëdhenj”, është shprehur Hysa për BoxingScene. Objektivi i shkodranit është i qartë, titulli botëror. Hysa ka kërkuar publikisht edhe një përballje me kampionin e WBC-së, Agit Kabayel, duel që sipas tij do të kishte një interesim të jashtëzakonshëm për shkak të komunitetit të madh shqiptar në Gjermani dhe pjesën tjetër të Evropës. Por përpara se të mendojë për Kabayel apo emra të tjerë të mëdhenj, Hysa duhet të kalojë pengesën e radhës, Thomas Narmon. Sonte në Londër 'Grushti i Hekurt' do të kërkojë fitoren e 25-të në karrierë, në një duel që mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm drejt ëndrrës së tij për t’u ngjitur në majën e boksit botëror. Nelson Hysa kundër Thomas Narmo S.Dh/Shqiptarja.com TAG: boks koksh nelson hysa Thomas Narmo Londër wbo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 5594 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?