Dritan Goxhaj, ka lexuar në protestë një komunikatë të përbashkët, në lidhje me atë që ka ndodhur në 90 ditë protestë në shesh, ku kërkesa kryesore mbetet largimi i qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Komunikatë të përgatitur për gjithçka ka ndodhur në 90 ditë
Të dashur shqiptarë, bashkëplotësues, këtu së bashku me kontributin e të gjithëve, kemi bërë në 3 muaj atë që nuk është bërë në 36 vite. Revolucioni ynë ka qenë temë diskutimi në arenën ndërkombëtare, kryetitull në mediat më prestigjioze botërore, u ngrit si çështje në PE dhe Senatin amerikan.
Kjo lëvizje është frymëzim për shqiptaret kudo në botë, luftuam përballë regjimin që luftuan me dhunë policore, linçim publik dhe tentativa për të na ndarë. Në 90 ditë nuk ia dolën sepse protesta jonë nuk ka pronar dhe nuk ka ardhur të ngrejë një njeri mbi të tjerët.
Kërkuan që kjo protestë të ketë një kokë, që të prihet ose blihet. Po kjo nuk ka asnjë në krye. Të gjithë jemi njësoj.
Këtu ka njerëz që janë të zhgënjyer, apo nuk kanë besuar kurrë në parti, ka veriorë dhe jugorë, të rinj e të moshuar, myslimanë e katolikë, jemi të gjithë këtu të ndryshëm por të bashkuar. Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan.
Nuk jemi këtu për ambiciet e dikujt apo të hapim parti të re por të shkërmoqim sistemin. Nuk duam rrotacion por ndryshim, një sistem të ri”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
