Lajme Zone
Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet…
PolitikëPamfleti

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet…

Në këtë intervistë, Bildt komenton vendimin që Ratko Mlladiçi, ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës dhe një prej përgjegjësve kryesorë për masakrën e Srebrenicës, të varroset në Serbi me nderime shtetërore dhe ushtarake.

Carl Bildt / Ish-kryeministri suedez dhe ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Carl Bildt, flet për trashëgiminë e Srebrenicës, nderimet për Ratko Mlladiçin dhe rrezikun e një rikthimi të tensioneve në Ballkan... Carl Bildt mbetet një nga zërat më të rëndësishëm ndërkombëtarë kur flitet për luftën në Bosnjë dhe veçanërisht për masakrën e Srebrenicës. Ish-kryeministri suedez ishte në vitin 1995 i dërguari special i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, bashkëkryesues i negociatave të paqes në Dejton dhe pas marrëveshjes, u bë përfaqësuesi i parë i lartë ndërkombëtar për Bosnjë-Hercegovinën.

Në këtë intervistë, Bildt komenton vendimin që Ratko Mlladiçi, ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës dhe një prej përgjegjësve kryesorë për masakrën e Srebrenicës, të varroset në Serbi me nderime shtetërore dhe ushtarake.

Si reaguar kur mori vesh se Mlladiçi do të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake në Serbi?

Ende nuk e dimë saktësisht se si do të organizohet ceremonia. Por Serbia duhet ta dijë se Bashkimi Evropian dhe aktorë të tjerë po e ndjekin me shumë vëmendje këtë çështje…

Duke u kthyer te ditët tragjike të vitit 1995 në Srebrenicë, çfarë kuptoi atëherë komuniteti ndërkombëtar për atë që po ndodhte dhe çfarë nuk arriti të kuptonte?

Patjetër që u ndje presioni, mjaft i papritur, për shkak të Srebrenicës, edhe pse kishte pasur faza të tjera po aq kritike gjatë konfliktit. Ne u përpoqëm ta paralajmëronim Beogradin për pasojat që do të sillte pushtimi i enklavës. U ndërmorën edhe sulme ajrore, por ato nuk arritën ta ndalonin përparimin e forcave serbe.

A mendoni se komuniteti ndërkombëtar bëri mjaftueshëm për t'u përballur me trashëgiminë e gjenocidit dhe me forcat që e bënë atë të mundur?

Besoj se duhej të vepronim shumë më shpejt për të kapur përgjegjësit kryesorë, mbi të gjitha Mlladiçin, dhe për t'i nxjerrë para drejtësisë. Si përfaqësues i lartë ndërkombëtar kërkova që kjo të bëhej, por forcat e NATO-s nuk ishin të gatshme ta ndërmerrnin një hap të tillë.

Srebrenica vazhdon të jetë në qendër të tensioneve politike në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa Mlladiçi ende glorifikohet nga disa qarqe. Pse pajtimi ka rezultuar kaq i vështirë?

Në përgjithësi, mendoj se shumë politikanë në Bosnjë, pavarësisht krahut politik, e kanë parë paqen si vazhdimin e luftës me mjete të tjera. Është folur më shumë për hakmarrje sesa për pajtim. Dhe është e arsyeshme të pyesim nëse komuniteti ndërkombëtar mund të kishte bërë më shumë.

Duke parë sot Bosnjën dhe Ballkanin në tërësi, a shihni një rrezik konkret që historia të përsëritet?

Shpresoj që jo. Por ndodhemi në një fazë kritike. Komuniteti ndërkombëtar është në një konfuzion të thellë për mënyrën se si duhet të trajtojë çështjen e Bosnjës, ndërsa kemi zgjedhjet e afërta në Serbi dhe ngërçin politik në Kosovë.

Po të kishit mundësinë të ktheheshit pas në kohë, a ka diçka që mendoni se duhej bërë ndryshe?

Ka qenë një gabim i rëndë i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që shpalli ‘zonat e sigurta’, pa autorizuar forcat e nevojshme për t’i mbrojtur ato. Kjo do të thoshte të shkoje drejt katastrofës.../Pamfleti nga “Corriere della Sera”carl bildt Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Mbi 130 mln euro tenderë këtë vit, Vangjel Tavo “superfuqia” e pushtetit vendor! 29 Gusht 2026, 18:5118:51Politike Rama zbardh takimin me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë: Përgatitje për sezonin e ri politik 29 Gusht 2026, 18:4918:49Politike Bashkia e Tiranës në ngërç, Rama mbledh drejtuesit politikë në periferi të kryeqytetit! 29 Gusht 2026, 18:0518:05Politike Bardhi publikon pamjet nga Tirana: Plehra kudo, shqiptarët paguajnë për një incenerator që nuk ekziston 29 Gusht 2026, 17:4317:43Politike Veliaj shkarkoi nga qelia Anuela Ristanin, reagon Kryeministria: Kushtetuesja ka folur qartë! 29 Gusht 2026, 17:1417:14Politike 6 milionë dollarë për 'Non Grata'-n e Berishës, po për Argitën, Shkelzenin dhe Lirinë a do të ketë ofertë? 29 Gusht 2026, 15:1915:19Politike