Lajme Zone
Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Pas rënies në kontakt me energjinë elektrike, 40-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa elektricisti 46-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në kontakt me energjinë ranë 40-vjeçari Sokol Preka, roje i lokalit dhe 46-vjeçari David Deda, elektricist. Për pasojë 40-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa elektricisti 46-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. LEXO EDHE:Shkodër/ Muzika mbi nivelin e lejuar, gjobë 200 mijë lekë për pronarin e lokalit në Shkodër Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Vau i Dejës/Informacion paraprak-Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Shkoder vau i dejes energjia elektrike Vdekje elektricist Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 5644 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?