Lajme Zone
Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen në funksion brenda 30 minutash
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen në funksion brenda 30 minutash

Problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror në Shqipëri solli vonesa në fluturimet nga dhe drejt Rinasit, ndërsa aeroporti u mbush me pasagjerë në pritje. Sistemet u fikën rreth orës 17:30 dhe, megjithëse Albcontrol njoftoi se 90% e tyre u rikthyen në funksion rreth orës 18:00, tabela e fluturimeve vijoi të tregonte vonesa dhe anullime.

Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol ndërkohë që situata shkaktoi të paktën 5 fluturime të anulluara dhe vonesa në të paktën 10 fluturime në nisje nga Rinasi. Gjatë ndërprerjes, avionët nuk u lejuan të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa u ndalua edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit. Albtcontrol thotë se ekspertët e tij morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Sipas Albcontrol rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por nga ana tjetër historiku i fluturimeve në faqen online të Rinas-it tregon që fluturimet ishin me vonesë deri në orën 18:45. Pas kësaj ore, në sektorin e nisjeve, nuk ka asnjë fluturim të parashikuar, ndërsa në sektorin e mbërritjeve ka vonesa dhe anullime. LEXO EDHE:Fikja e sistemeve të trafikut ajror në Shqipëri, Aeroporti i Tiranës: Pezullimi i fluturimeve, si masë sigurie pas problemit teknik! Po punohet për rikthimin e operacioneve në normalitet Foto nga faqja e Rinas-it ku tregohen vonesat në fluturimet me nisje nga TiranaEdhe pamjet nga Fly Radar konfirmojnë se në këtë hark kohor hapësira ajrore e Shqipërisë ishte e zbrazët. Siç shihet edhe nga pamjet avionet po fluturojnë në të gjithë hapësirën ajrore përreth Shqipërisë por jo brenda saj. Ndërkohë Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare. Për rastin reagoi edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i cili njoftoi se fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta, si masë sigurie pas problemit teknik. Më tej në njoftim TIA shkruan se po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve, teksa thekson se po punohet për rikthimin e operacioneve në normalitet. Lajmi në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 21:59 Fikja e sistemeve të trafikut ajror në Shqipëri, Aeroporti i Tiranës: Pezullimi i fluturimeve, si masë sigurie pas problemit teknik! Po punohet për rikthimin e operacioneve në normalitet Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar për problemin teknik që preku sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, ç’ka solli vonesa në fluturimet nga dhe drejt Rinasit, ndërsa aeroporti u mbush me pasagjerë në pritje.Përmes një rearimi në faqen zyrtare, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta, si masë sigurie pas problemit teknik.Më tej në njoftim TIA shkruan se po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve, teksa thekson se po punohet për rikthimin e operacioneve në normalitet.Në përfundim TIA këshillon pasagjerët të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.Reagimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës:NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT!Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 20:20 Blackout në trafikun ajror, problemet vijojnë në Rinas, asnjë mbërritje e parashikuar që prej orës 18:50 Edhe në orën 20:30, në tabelën online të mbërritjeve në aeroport nuk figuron asnjë fluturim i parashikuar që prej orës 18:50. Të dhënat shfaqen në faqen e Rinasit, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror rreth orës 17:30 dhe solli vonesa në fluturimet nga dhe drejt aeroportit. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 19:24 Defekti teknik në sistemet e trafikut ajror, mbi 10 fluturime me vonesë, 5 të anulluara në mbi një orë në Rinas! Këto janë destinacionet e prekura Në tabelën e fluturimeve në Rinas, të filmuara nga Report TV, dallohen mbi 10 fluturime me vonesë dhe 5 të anulluara në harkun kohor nga ora 17:39 deri në 19:30. Në ekran shfaqen oraret e planifikuara dhe vonesat e fluturimeve, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror. Destinacionet ku janë hasur më shumë vonesa janë Parisi, Barcelona, Milano, Athina, Roma, Londra, Brukseli etj. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 19:10 Fiken sistemet e trafikut ajror, çfarë po ndodh në Rinas? Pasagjerë të shumtë në pritje (VIDEO) Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyrePamjet që vijnë për Report TV tregojnë sallene aeroportit të mbushurme udhëtarë në pritje për tu nisur për destinacionet e tyre. Në faqen e ëeb-it të Rinasit, fluturimet në ardhje janë të anulluara, ndërsa 15 nga ato në nisje janë me vonesë U.D/Shqiptarja.com Share U.D/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Albcontrol Tirane trafiku ajror Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mosp: 28/08/2026 19:12 Shtet idjot , keshtu esht ekur vjedh ne cdo ane , pastaj vjen dita dhe plas bomba Përgjigju toma: 28/08/2026 18:59 E moret Belinden ne telefon qe ta pyesni sesi dueht vepruar? Se mos vine "ekspertet" e Spakut ne zyrat e tuaja. Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 4840 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?