Foto ilustruese TIA ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon situatën e krijuar për pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve. Aeroporti i Rinasit ka reaguar lidhur me problemin e shfaqur në sistemet e trafikut ajror në vendin tonë. TIA ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon situatën e krijuar për pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.
Gjithashtu bëhet me dije është angazhuar numri maksimal i stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më efikas të situatës. Ekipet e aeroportit janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë për përshpejtimin e rikthimit të operacioneve në normalitet.
Pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive ajrore përkatëse për informacionet më të fundit mbi statusin e fluturimeve të tyre.
“Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët!
Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.
Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.
TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.
Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.
Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor“, njofton Aeroporti.tia pezullimet e fluturimeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr i madh në një fshat të Matit, flakët përhapen me shpejtësi 28 Gusht 2026, 21:2121:21Aktualitet "Rama në burg, Berisha në burg”, nis marshimi i 90-të në rrugët e Tiranës! 28 Gusht 2026, 21:1621:16Aktualitet Protestuesja nga Vjena thirrje nga Bulevardi: Zgjohu Shqipëri! Mos u dorëzoni 28 Gusht 2026, 20:4920:49Aktualitet Sazan Guri sulmon Ramën: Ke bërë “gjenocid” ndaj shqiptarëve! 28 Gusht 2026, 20:3720:37Aktualitet Vijon lufta me flakët, Ministria e Mbrojtjes: 17 vatra zjarri, 8 ende aktive 28 Gusht 2026, 20:2920:29Aktualitet Aktivisti denoncon arrestimin e protestuesit para selisë së PS: Kishte me vete “armë te rrezikshme”, vezë dhe domate zemër kau 28 Gusht 2026, 20:2620:26Aktualitet
