Lajme Zone
Çifligu i kunatit të Ogerta Manastirliut: Albi Gjenerali në krye të Furnizuesit të Tregut të Lirë; OSHEE i çon 2,104 biznese, kap 99% të tregut
PolitikëPamfleti

Çifligu i kunatit të Ogerta Manastirliut: Albi Gjenerali në krye të Furnizuesit të Tregut të Lirë; OSHEE i çon 2,104 biznese, kap 99% të tregut

Tregu i lirë i energjisë në Shqipëri nisi me një ftesë zyrtare për të shkuar te kunati i Ogerta Manastirliut. OSHEE Group publikoi më 30 dhjetor 2023 listën e 2,104 subjekteve që prekeshin nga hapja e tregut dhe bashkë me listën vuri edhe kontratën e gatshme të Furnizuesit të Tregut të Lirë. Njoftimi nuk u kufizua te shpjegimi se bizneset kishin të drejtë të zgjidhnin furnizues; OSHEE i ftoi shprehimisht klientët të zgjidhnin pikërisht kompaninë e vet, atë që e drejton Albi Gjenerali, kunati i Ogerta Manastirliut.

Albi Gjenerali, drejtues i FTL; Ogerta Manastirliu/ Albi Gjenerali, kunati i Ogerta Manastirliut, mori FTL-në dhe brenda një muaji kapi 99% të tregut me klientë që ia solli OSHEE. Pas këtij monopoli fshihet rrethi i Manastirliut, që i ka shtrirë tentakulat në çdo institucion dhe tani synon edhe Bashkinë e Tiranës, ndërsa batërdia me energjinë publike i mbush xhepat me miliona euro Më 30 nëntor 2023, Albi Gjenerali, baxhanaku i Ogerta Manastirliut, u ul në karrigen e administratorit të FTL-së dhe që nga ai moment tregu i lirë i energjisë u shndërrua në çifligun personal të tij. Një muaj më vonë, OSHEE i shtroi para 2,104 bizneseve kontratën e gatshme të FTL-së, kompanisë që drejtohet nga kunati i Manastirliut, dhe brenda pak javësh 99% e segmentit 20 kV përfi në duart e tij. Ky nuk është liberalizim; është një monopol i ndërtuar me klientë të gatshëm, energji të garantuar dhe mbështetjen e plotë të kompanisë shtetërore që zotëron rrjetin, faturimin dhe çdo informacion mbi bizneset shqiptare.

Tregu i lirë i energjisë në Shqipëri nisi me një ftesë zyrtare për të shkuar te kunati i Ogerta Manastirliut. OSHEE Group publikoi më 30 dhjetor 2023 listën e 2,104 subjekteve që prekeshin nga hapja e tregut dhe bashkë me listën vuri edhe kontratën e gatshme të Furnizuesit të Tregut të Lirë. Njoftimi nuk u kufizua te shpjegimi se bizneset kishin të drejtë të zgjidhnin furnizues; OSHEE i ftoi shprehimisht klientët të zgjidhnin pikërisht kompaninë e vet, atë që e drejton Albi Gjenerali, kunati i Ogerta Manastirliut.

"OSHEE Group Sh.A fton klientët e interesuar për shërbimin e furnizimit me energji elektrike për vitin 2024, të zgjedhin Furnizuesin e Tregut të Lirë si furnizuesin e tyre," thuhej në dokumentin zyrtar. Kjo ftesë nuk ishte reklamë e thjeshtë; ishte përdorimi i autoritetit të pronarit të rrjetit për t'i çuar klientët te filiali i tij, te kompania e drejtuar nga kunati i Manastirliut. Furnizuesit privatë nuk morën listën e klientëve, nuk iu vunë kontratat para bizneseve në faqen zyrtare, nuk u ftuan kurrë nga OSHEE për të konkurruar në kushte të barabarta. Ata mbetën thjesht emra në listën e licencave, ndërsa kunati i Ogerta Manastirliut mblidhte klientët me breshëri.

Rezultati ishte brutal. Më 9 shkurt 2024, pak javë pas hapjes së tregut, OSHEE njoftoi se rreth 99% e bizneseve 20 kV furnizoheshin tashmë nga FTL. Vetë FTL deklaroi më 1 mars 2024 se më shumë se 95% e subjekteve në tregun e parregulluar furnizoheshin dhe faturoheshin prej saj. Këto shifra nuk janë pretendime të një denoncuesi anonim; janë vetë OSHEE dhe FTL që i kanë publikuar. Ato dëshmojnë se Albi Gjenerali, kunati i Ogertës, nuk hyri në treg duke konkurruar me të tjerët, por me listën e klientëve në dorë, kontratën e gatshme dhe mbështetjen e kompanisë që kontrollon rrjetin.

Energjia që shiste FTL nuk blihej në bursë, por me detyrim publik nga prodhuesit me përparësi, me çmim të rregulluar prej 10 lekë për kilovatorë. Shtoji asaj tarifën e transmetimit prej 0.85 lekësh dhe tarifën e shpërndarjes prej 3.99 lekësh dhe arrin në një kosto bazë teorike prej 14.84 lekësh për kilovatorë. FTL e shiste me 18.34 lekë për klientët 20 kV. Hapësira bruto teorike prej 3.50 lekësh për kilovatorë, rreth 0.033 euro, i shkonte direkt xhepave të kompanisë së drejtuar nga baxhanaku i Ogerta Manastirliut. Mbi 425 milionë kilovatorë u shitën nga FTL në vitin 2025; llogaritja e thjeshtë e faturimit bruto arrin në rreth 7.8 miliardë lekë, gati 74 milionë euro. Këto nuk janë para të vogla por një batërdi e mirëfilltë me energjinë publike, e organizuar nën emrin e liberalizimit.

Albi Gjenerali ka kapur edhe OSHEE-në e Vlorës, siç e kanë denoncuar punonjësit dhe banorët e qytetit bregdetar. U largua nga detyra e drejtorit në Vlorë dhe la një elektricist si drejtor, pasi dha dorëheqjen sepse i dolën të palarat. Ky elektricist, i lënë në krye nga kunati i Ogertës, nuk është një emërim i rastësishëm; është pjesë e të njëjtit model: kapja e institucioneve publike, vendosja e njerëzve të bindur dhe përdorimi i tyre për të mbuluar vjedhjet. Vjedh miliona lekë nga OSHEE dhe askush nuk e prek, sepse pas tij qëndron rrethi i interesave i Ogerta Manastirliut dhe bashkëshortit të saj Emral Gjinaj.

Ky rreth i ka shtrirë tentakulat në çdo institucion të mundshëm të shtetit shqiptar. Ka kapur ministritë, agjencitë, kompanitë publike dhe tani kërkon edhe Bashkinë e Tiranës. Nuk mjaftohet më me energjinë, me tenderat, me koncesionet; synon pushtetin lokal të kryeqytetit, aty ku buxheti është më i madh se i shumë ministrive bashkë. Rrethi i Ogerta Manastirliut nuk po zgjerohet rastësisht; po ndjek një plan të qartë kapjeje totale të institucioneve, nga lart poshtë, nga energjia te bashkia, nga kompanitë shtetërore te çdo levë që mund të prodhojë para dhe pushtet.

Lidhja farefisnore e kunatit të Ogertës nuk është një hollësi biografike por mekanizmi që i hapi dyert e FTL-së dhe i mbylli ato për çdo kontroll të pavarur. Ndërsa kunati i Manastirliut mblidhte klientë të gatshëm dhe ngrinte monopolin e energjisë, askush nga institucionet që duhej të mbikëqyrnin këtë proces nuk lëvizi. Autoriteti i Konkurrencës heshti. Enti Rregullator i Energjisë miratoi tarifat pa i bërë publike formulat. SPAK nuk hapi asnjë hetim. Ky qark i mbyllur dëshmon se rrethi i interesave që vjen pas Ogerta Manastirliut nuk ka lënë asnjë derë pa kapur dhe tani po troket në portat e Bashkisë së Tiranës.

Albi Gjenerali e nisi rrugëtimin si kunat i Ogertës dhe tani administron një perandori energjie që i vjedh bizneset shqiptare me çmime të fryra dhe i shndërron institucionet shtetërore në çifligje private. Mori FTL-në me një vendim aksionari dhe e ktheu në monopol faktik brenda një muaji. 'Grabit' miliona lekë dhe asnjë organ ligjzbatues nuk e pyet se ku shkojnë këto para. I vetmi shpjegim për këtë pandëshkueshmëri është se kunati i Ogerta Manastirliut nuk vepron i vetëm; është vetëm krahu operativ i një grupi që i ka shtrirë tentakulat në çdo institucion të mundshëm dhe tani kërkon të fusë në dorë edhe Bashkinë e Tiranës. /Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.albi gjenerali ogerta manastirliu ftl oshee Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Hijet mbi autostradën Milot–Balldren: Tenderi i kurdisur dhe misteri i tri ofertave identike prej 364.7 milionë eurosh 27 Gusht 2026, 14:0514:05Anti-Mafia Jeniçeri i Edi Ramës zbarkon me beton në Apoloni, Blendi Gonxhja i hap rrugën “Rozafa Agroturizëm” të Gjergj Lucës në zonën arkeologjike 26 Gusht 2026, 12:3312:33Anti-Mafia Rrjeti i pastrimit të parave të Neim Fejzullës: si "Doris FLOWERS", Primo Hotel dhe ''La Fortezza" legalizojnë miliona euro nga droga dhe cell-center-at 25 Gusht 2026, 14:0014:00Anti-Mafia Delina blen 3 makina luksoze: një për vete, dy për vartëset, nga kompania e familjes së kryebashkiakes së Durrësit 25 Gusht 2026, 10:4810:48Anti-Mafia Andis Salla, peshku i radhës i Gjergj Lucës: si ministri i Bujqësisë po ia dorëzon edhe Fierzën trafikantëve 24 Gusht 2026, 13:2613:26Anti-Mafia Shteti në gjunjë para Bekim Bulicës, kapobanda i ‘Principotes’ gjithmonë një hap para prangave 24 Gusht 2026, 10:2710:27Anti-Mafia