Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Më hoqën nga puna pse erdha në protestë”/ Kola lexon mesazhin e qytetarit, thirrje administratës: Dilni në shesh! Nëse jemi të gjithë bashkë nuk kanë çfarë na bëjnë


“Nga një punë më larguan dhe kam 2 muaj s’më kthejnë përgjigje për cv që kam dërguar”.

“Nga një punë më larguan dhe kam 2 muaj s’më kthejnë përgjigje për cv që kam dërguar”. Ky ka qenë mesazhi i një qytetari që është lexuar sot në shesh nga aktivisti Arben Kola. Mesazhi i është dërguar nga një person që ka qenë aktiv në protesta, por që deklaron se është larguar nga puna edhe në sektorin privat për këtë arsye. Sipas tij kjo i ka krijuar probleme edhe në gjetjen e një pune të re. “Kam një thirrje për administratën. Dilni në shesh sepse nëse jemi të gjithë bashke nuk kanë çfarë në bëjnë. Dilni për fëmijët dhe të ardhmen sepse nuk kemi Atdhe të dytë, kemi vetëm Shqipërinë”, u shpreh Kola. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb