Federata Kroate e Futbollit (HNS) i është drejtuar zyrtarisht FIFA-s pas eliminimit nga Portugalia në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, duke kërkuar sqarime për disa vendime të arbitrit dhe sistemit VAR që, sipas saj, ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes. Sipas gazetës kroate 'Sportske', letra është dërguar vetëm një ditë pas përfundimit të takimit dhe fokusohet te disa episode kyçe, me në qendër golin e anuluar të Josko Gvardiolit në minutat shtesë. Ai gol do t'i kishte dhënë Kroacisë barazimin dhe do ta çonte sfidën në kohën shtesë. LEXO edhe...FIFA thyen rregullat për finalen e Botërorit 2026, pushimi do të jetë 30 minuta! Pse kjo nuk është në favor të Spanjës? HNS ka shprehur gjithashtu kundërshtime për penalltinë e akorduar në favor të Portugalisë pas ndërhyrjes së VAR-it. Federata argumenton se arbitri ndodhej në një pozicion ideal për të gjykuar aksionin dhe fillimisht nuk e konsideroi atë si penallti. Sipas saj, situata nuk përmbushte kriteret e një "gabimi të qartë dhe evident", çka do të justifikonte ndërhyrjen e VAR-it, ndërsa arbitri duhej të ishte ftuar ta rishikonte vetë rastin në monitor. Një tjetër pikë e kontestuar është anulimi i golit të Gvardiolit për pozicion jashtë loje, pas sinjalizimit të një prekjeje minimale të topit nga Igor Matanovic, të regjistruar nga sensori i integruar në topin zyrtar të Botërorit. Sipas Federatës Kroate, interpretimi i rregullit të pozicionit jashtë loje nga FIFA parashikon që edhe flokët mund të konsiderohen pjesë e trupit vetëm nëse ndikojnë realisht në lëvizjen ose trajektoren e topit, gjë që, sipas HNS, ndodh vetëm në raste të qarta. "Ne e konsiderojmë thellësisht të gabuar që një dridhje pothuajse e padukshme, e regjistruar nga një sensor, mund të vendosë rezultatin e një ndeshjeje kaq të rëndësishme", thuhet në letrën zyrtare të Federatës Kroate të Futbollit. HNS thekson se qëllimi i kësaj kërkese nuk është vetëm marrja e sqarimeve për rastet e ndeshjes me Portugalinë, por edhe përmirësimi i interpretimit të teknologjisë VAR dhe shmangia e situatave të ngjashme në kompeticionet e ardhshme. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/ReportTv.al kroacia portugalia FIFA Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 86% Nuk e di 3.4% Vota total: 2671 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
